PD: Rama po shkel ligjin e prokurimeve
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama se po shkel ligji për prokurimet.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, theksoi se Rama i paguan miliona euro zyrave konsulente dhe këtë sipas tij e bën me prokurim të drejtpërdrejtë, klientelist.
Kryeministri i ri nuk bën tenderë të hapur ndërkombëtar. Kjo është shkelje e hapur e ligjit, ai do të kthejë prokurimin klientelist të drejtpërdrejtë. Do të bëjë shpenzime klienteliste, tha Bylykbashi.