E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama urdhër stafit të mbajë gojën mbyllur me median mbi hallet e popullit

13-09-2013 / Gazeta 55

Dhjetëra qytetare çdo ditë në zyrën e deputetit Rama në Vlorë.

Që pas inaugurimit në fillim të shtatorit, në zyrën e deputetit Edi Rama në Vlorë paraqiten çdo ditë dhjetëra qytetarë. Stafi është urdhëruar që të mos i tregojë asgjë medias mbi problemet e qytetarëve. Diçka e tregojnë ata vetë në dalje të zyrës. Te zyra e deputetit Rama nuk shkojnë vetëm për t’u ankuar, por ende për të uruar. Shpresa për të gjetur një vend pune nga deputeti-kryeministër, mbetet e madhe.  E bindur se do të gjejë zgjidhje për ndërtimin pa leje në pronën e saj, nga gëzimi kjo zonjë nuk lë as bashkëshortin të flasë.  Që nga inaugurimi I zyrës, dhjetëra vlonjatë çdo ditë trokasin në derë. Por Rama ka i ka dhënë urdhër stafit të mbajë gojën mbyllur me median mbi hallet e tyre.  Tre të rinj u zgjodhën mes 252 kandidatëve për të punuar në zyrën e Ramës. Sjellja e tyre e mirë dhe fjalët e bukura mbajnë gjallë shpresën e qytetarëve. Zyra e deputetit Rama në Vlorë qëndron hapur nga 9 e mëngjesit deri në mesditë dhe nga ora 5 e pasdites deri në 8 të mbrëmjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›