E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e kryesisë së PS, Ruçi do kërkojë takim me Patozin për të negociuar për presidentin

Share

Socialisët e mblodhën në mëngjes kryesinë e tyre për të diskutuar për situatën e krijuar pas largimit të Xhezair Zaganjorit nga gara për presidentin. Një nga anëtarët e kryesisë, Bashkim Fino, i vetmi që foli për mediat, tha se kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, do të ftojë homologun e tij në PD, Astrit Patozi, për të nisur bisedimet.

Kurse mazhoranca mendohet se do ketë takime më vonë, pasi Berisha të kthehet nga inaugurimi i tunelit të Krrabës. Patozi mësohet se refuzoi dje të ishte i pranishëm në emisionin e mbrëmjes në Vizion Plus. Mazhoranca është kapur e papërgatitur nga tërheqja e Zaganjorit. Ndërkohë ajo që dihet me siguri është se koha nuk pret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›