E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jemi të palëkundur, duhet një president konsensual

Share

Më vjen mirë që Berisha lexon më vëmëndje editorialet e mia, pasi tregon se po e lënë pa gjumë.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, në të cilën ka ritheksuar se opozita do të vazhdojë që të kërkojë një kandidat konsensual.

Interesi i vendit duhet vënë mbi gjithçka. Duhet një president konsensual, në mënyrë që mos të humbasim statusin edhe një herë. Ne jemi këtu për të përgatitur se jemi të gatshëm, që përpara raundit të katërt, të dalim para shqiptarëve dhe të themi që u arrit marrëveshja e domosdoshme për një president konsensual. Këtu nuk ka vend për fitoren e njërës apo tjetrës palë. Ne u themi të gjithë atyre, që nga dëshira e mirë për të ndihmuar dhe ndikuar në mjedisin e komenteve publike, se interesi kombëtar është fokusi ynë.

Ne nuk kemi në këtë process asnjë tundim dhe asnjë arsye që të mos fokusohemi nga interesi kombëtar, për kalkulime dhe lodra, të cilat unë personalisht i konsideroj të pavend dhe jashtë misionit dhe aksionit të PS-së.   

Ne jemi pakica. Nëse do të ishim shumica, nuk do të ishim ngritur nga tryeza, pa i dhënë zgjidhje këtij procesi. Ne jemi të gatshëm të ulemi me këdo, për të gjetur një zgjidhje. Ne nuk jemi për një process të njëanshëm, tha Rama.

Në lidhje me kandidaturën e Nanos, Rama është shprehur se PS i ka qendruar që në fillim, idesë së një kandidati konsensual dhe nuk lëviz nga ky qendrim:

Ne duam konsensus dhe konsensusi gjendet në komunikimin që mundëson dakordësinë mes palëve. Partia Socialiste i ka qendruar dhe i qendron, me konfirmim të plotë të Kryesisë së saj, se vota jonë në Kuvend do të jetë për konsensusin. Nuk do të ketë asnjë devijim.

Në lidhje me editorialin që bënte thirrje për rrëzimin e Berishës dhe që ky i fundit e përmend shpesh, Rama ka thënë se:

Vazhdoj që ti qendroj editorialit që e përmend Berisha vazhdimisht ditët e fundit. Nuk është keq që Berisha i lexon me kaq vëmëndje editorialet e mia, pasi duket që e lënë pa gjumë, ka thënë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›