E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Meta: Takim të dytë Berisha-Rama

Kreu i LSI-së Ilir Meta u ka kërkuar një takim të dytë dy liderve të partive kryesore në vend, Berishës e Ramës, për të arritur një konsensus për Presidentin. Në një prononcim për mediat ai deklaroi vendosmërinë e mazhorancës për pasur një moment të dytë pozitiv, pas djegies së tre raundeve.
 

“Përpjekjet për të gjetur një konsensus sa më të gjerë me opozitën nuk do të reshtin, por do të vazhdojnë. Dua të theksoj seriozitetin dhe vendosmërinë që kjo mazhorancë ka pasur për konsensusin që në fillim e procesit dhe kandidatura e Zaganjorit ishte në funksion të saj. Përpjekjet për konsensus që kanë qenë për gati 2 javë tashmë lanë të limituara për shkak të kohës, përpjeket do të jenë intensive sot dhe nesër për arritjen e konsensusit, për ti dhënë fund kapricove dhe për të fituar një moment të dytë pas djegies së tre raundeve.

Ndaj jemi për një takim të një niveli më të lartë Berisha- Rama që brenda 48 orëve të zgjidhim këtë cështje”tha ai.
Gjithsesi ai shprehet optimist për një rezultat pozitiv, madje duke u shprehur optimist për zgjedhjen e Presidentit që të hënën.
 

“Jemi në një moment reflektimi, emra ka dhe sigurisht që vendi do ketë shpejt një zgjidhje për cështjen, pse jo që kjo të bëhet fakt i kryer seancën e së hënës”u shpreh Meta.
 

Kreu i LSI-së ka lënë të hapur edhe rrugën për daljen në skenë të kandidaturave politike, duke u shprehur se partia e tij nuk ka përjashtuar dhe as paragjykon askënd.
 

“Nuk janë të përjashtuar emrat politikë për arsye të politikanëve të paragjykuar, por konflikti politik që kemi pasur kohët e fundit na ka bërë të ofrojmë emra nga fusha të tjera. LSI nuk ka përkjashtuar asnjë emër, nuk paragjykon askënd, është e angazhuar për një në proces transparent dhe konsensual”- u shpreh ai .

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›