E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, Begaj: Fryma vëllazërore të shtrihet në të gjitha fushat

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Begaj tha se fryma vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend duhet të shtrihet në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”, shkroi Begaj.

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës zhvilluan për herë të parë një mbledhje të përbashkët në Tiranë, ku u theksua nevoja e përparimit të dy shteteve drejt BE si dhe qëndrimi së bashku drejt sfidave të mëdha globale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›