Formulari A1 lendet e reja vetem per shkollat profesionale

Per te gjithe ata maturante te shkollave te mesme te pergjithshme te cilet deshirojne te ndjekin Akademine e Arteve ose Universitetin e Sporteve formulari A1 nuk do tu vije ne ndihme pasi lendet e reja me profil artistik dhe sportiv qe i jane shtuar listes se provimeve me zgjedhje ne formularin A1 nuk mund te zgjidhen si provime me zgjedhje. Ne te kundert formulari cilesohet si i pavlefshem.
Drejtori i Arsimit Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences Fatmir Vejsiu shpjegon se lendet e reja mund te zgjidhen vetem nga nxenesit e liceve artistike dhe shkollave te mesme sportive. Sipas tij vetem maturantet e ketyre shkollave mund te zgjedhin si provim me zgjedhje nje nga lendet Histori muzike Harmoni Histori arti Anatomi dhe Histori baleti pasi edhe testet e provimeve do te hartohen mbi bazen e kurrikulave perkatese. ka do te thote se provimet me zgjedhje per keto lende do te hartohen mbi bazen e kurriklues qe eshte ndjekur ne shkollat profesionale.
Ndonese prej disa vitesh ne shkollat e mesme te pergjithshme te vendit jane futur lende me zgjedhje si Histori arti Koreografi etj. programi i tyre eshte ndryshe nga programi qe ndjekin shkollat profesionale. Kjo eshte nje nga arsyet se perse maturantet e shkollave te mesme te pergjithshme natyrore e shoqerore nuk mund te zgjedhin asnje nga keto lende si provim me zgjedhje ne Maturen Shteterore. Arsyeja tjeter eshte procedura e pranimit te studenteve ne Akademine e Arteve dhe Universitetin e Sporteve.
Ne praktiken qe eshte zbatuar gjate viteve te kaluara per pranimet ne keto institucione rezultatet e matures Shteterore zinin vetem 30 ose 40 per qind te totalit te pikeve pjesa tjeter 60 ose 70 per qind ne varesi te fakultetit zihej nga piket qe maturanti arrinte te merrte gjate konkursit te pranimeve. E njejta procedure mesohet se do te ndiqet edhe kete vit. Ku per te fituar te drejten e studimit ne nje nga kosto institucione te arsimit te larte kandidatet duhet te japin provimet e Matures Shteterore Matematike Gjuhe Shqipe si dhe dy provimet me zgjedhje dhe me pas ti nenshtrohen konkursit per degen e preferuar.
Shkollat e mesme te pergjithshme
Prej dy ditesh ne te gjitha shkollat e vendit eshte shperndare formulari i regjistrimit ne Maturen Shteterore A1 ku nxenesit vec te dhenave personale duhet te zgjedhin dhe dy lendet qe deshirojne te japin provim. Lende keto qe do te jene ne varesi te degeve qe maturantet do te perzgjedhin ne formularin A2. Ne udhezimin qe shoqeron formularin A1 Ministria e Arsimit dhe e Shkences i terheq vemendjen maturanteve per lendet qe deshirojne te zgjedhin. Pasi atyre u lejohet qe te zgjedhin vetem njeren nga gjuhet e huaja te paraqitura ne liste. Ne rast te kundert pra kur maturanti zgjedh te jape si provim me zgjedhje dy lende te ngjashme p.sh. gjuhe angleze dhe italiane formulari cilesohet si i pavlefshem.
Shkollat e mesme artistike dhe profesionale
Ndersa pese lendet e reja qe jane shtuar ne formularin A1 Histori muzike Harmoni Histori arti Anatomi Histori baleti mund te zgjidhen vetem nga nxenesit e shkollave profesionale artistike. Por edhe keta maturante duhet te kene kujdes ne perzgjedhjen e lendeve. Ata nuk kane te drejte te zgjedhin dy nga keto pese lende p.sh. Histori baleti dhe Histori arti. Ne te kunder formulari do te konsiderohet i pavlefshem. Maturantet kane kohe deri me 10 mars per te plotesuar dhe dorezuar formularin A1 prane shkollave perkatese.