Mbledhja e qeverise, me 4 dhjetor ne Vlore ashtu si me 1912 Eva Gjura
100 vjet nga krijimi i qeverise se pare te shpallur pas Pavaresise, kabineti i kryeministrit Sali Berisha, do te zhvilloje ne Vlore me 4 dhjetor mbledhjen e tij te radhes ne nderim te ketij akti madhor ne histori, te themeluesve te Pavaresise shqiptare dhe te Kuvendit te Vlores. Mbledhja do te zhvillohet ne shtepine muze te Pavaresise, aty ku 100 vjet me pare Ismail Qemali mblodhi qeverine e pare pas shpalljes se aktit te Pavaresise. Ky vendim eshte bere dje i ditur nga ministrja e Integrimit dhe zedhenesja e Qeverise, Majlinda Bregu gjate nje komunikimi me mediat. Ajo u shpreh se, "festimet per 100 vjetorin e Pavaresise nuk kane mbaruar. Kujtesa jone kombetare na sjell ne kete fillim dhjetori nje tjeter ngjarje po aq te rendesishme sa ngritja e flamurit ne Vlore dhe shpallja e shtetit shqiptar si i pavarur. 4 dhjetori i 1912-es, eshte nje tjeter dite e shenuar ne historine e Shqiperise; eshte dita e themelimit te qeverise se pare shqiptare, pas kohes se Skenderbeut. Ne 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlores zgjodhi qeverine e pare me kryeminister Ismail Qemalin, i cili ne ate kohe kishte edhe funksionin e Ministrit te Jashtem". Bregu kujton me tej se, kjo qeveri e re kishte ne perberje te saj 10 ministra, politikane, aktiviste, njerez te shquar te levizjes politike e patriotike, publicistikes e jetes fetare ne Shqiperi si: Zv.kryeministrin Dom Nikoll Kacorri, nje personalitet i spikatur i kishes katolike, sekretar i Arqipeshkevise se Durresit; Ministri i Brendshem, Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar, ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, nje nga figurat kryesore te levizjes sone atdhetare dhe demokratike, ministri i Drejtesise, Petro Poga, botues i gazetes "Drita" te Stambollit, ministri i Bujqesise Pandeli Cele, ministri i Financave Abdi Toptani, ministri i Luftes, Mehmet Pash Derralla, nje nder protagonistet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit te vitit 1878, ministri i Puneve Botore, Mit'hat Frasheri nje tjeter figure e spikatur ne politiken shqiptare ne gjysmen e pare te shekullit XX e deri tek ministri i Poste-telegrafes, Lef Nosi, nenshkrues i Aktit te Pavaresise. Ndonese ne kushte te veshtira, prej politikave te brendshme e te jashtme te asaj kohe, kjo qeveri mori nje sere masash per ndertimin e shtetit, per zhvillimin ekonomik e kulturor kombetar, qe do te hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te vendit dhe te shtetit te ri, te pavarur shqiptar. Gjithashtu kjo qeveri mbrojti prane Komisionit Nderkombetar te Kontrollit dhe prane kancelarive te Fuqive te Medha, te drejtat e ligjshme te popullit shqiptar dhe teresine territoriale te vendit.
Qeveria e pare
4 dhjetori i 1912-es eshte nje tjeter dite e shenuar ne historine e Shqiperise: eshte dita e themelimit te qeverise se pare shqiptare, pas kohes se Skenderbeut. Ne 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlores zgjodhi qeverine e pare me kryeminister Ismail Qemalin, i cili ne ate kohe kishte edhe funksionin e Ministrit te Jashtem
Qeveria e pare
4 dhjetori i 1912-es eshte nje tjeter dite e shenuar ne historine e Shqiperise: eshte dita e themelimit te qeverise se pare shqiptare, pas kohes se Skenderbeut. Ne 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlores zgjodhi qeverine e pare me kryeminister Ismail Qemalin, i cili ne ate kohe kishte edhe funksionin e Ministrit te Jashtem