Le Figaro: Shqiperia etnike, Berisha thyen tabute
Prestigjiozja franceze "Le Figaro", e cileson te guximshme dhe thyerje te nje tabuje, shpalosjen nga kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha te idese se Shqiperise se madhe, te bashkimit te shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise. "Gjate pervjetorit te 100 te Shqiperise, kryeministri i saj i paoksidueshem, shpalosi flamurin e bashkimit kombetar te shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise. Ai guxoi! Ne moshen 68 vjecare shefi i qeverise se Tiranes Sali Berisha, foli papritur per bashkimin kombetar te shqiptareve, njeriu qe mposhti diktaturen e cmendur komuniste ne fillim te viteve '90, i rikthyer si kryeminister ne vitin 2005 theu nje tabu kur tha se, shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise, duhet te bashkohen me vellezerit e tyre te Tiranes". Per "Le Figaro", ky eshte pikerisht momenti qe flamuri i Shqiperise se madhe, dikur i valevitur vetem nga duar ekstremistesh, merr nje tjeter dimension. Cfare mund te ngjize per kete shkak sic shkruan prestigjiozja franceze, frike tek Serbia dhe Greqia. "I sprovuar dhe i duruar, Sali Berisha priti diten e tij"!... "Le Figaro" shkon me tej kur thote, se keto festime ne nje pervjetor te rendesishem, i dhane rastin Sali Berishes te gdhende staturen e tij historike duke perhapur mesazhe dhe simbole. Prestigjiozja, rrefen perpjekjen disa vjecare te kryeministrit te Shqiperise per te kthyer eshtrat e Mbretit Zog ne Shqiperi dhe viziten ne Shkup ne vigjilje te pavaresise, kur perpara nje turme prej 10 mije personash, sic citohet, u fol per Shqiperine e madhe, ne Bashkimin Evropian. "Me ndihmen e BE-se, ne do te realizojme projektin e bashkimit tone kombetar! U them fqinjeve te mos tremben nga bashkimi kombetar i shqiptareve, -citon "Le Figaro" kryeministrin shqiptar,- por dukshem i meshon emocionit qe shkaktoi ne publik ky fjalim, ekzaltimit, qe prodhoi ne turmen qe i pergjigjej me thirrjet Shqiperia e madhe. Festen ne Tirane ne 28 nentor, "Le Figaro" e pershkruan nisur nga sheshi i pushtuar nga turma e madhe e njerezve. Prestigjiozja franceze thote se kudo ne Ballkan shqiptaret po shihen me nje fije shqetesimi, por sic thekson ajo, Sali Berisha eshte shume i kujdesshem te mos ushqeje dyshime. Sipas "Le Figaro", Berisha ka luajtur gjithnje ne menyre paqesore duke qene se Shqiperia konsiderohet nga BE si nje element stabiliteti ne Ballkan. Dhe dukshem kjo perqasje, paqesore e kryetarit te qeverise, erdhi dhe gjate fjalimit, qe mbajti nje dite me pare ne nje takim me te rinjte demokrate. Frika qe ngjizet ne Rajon, s'eshte sipas tij vecse, tendenca e kahershme per t'i trajtuar shqiptaret si qytetare te dores se dyte. "Perseri sot shqiptaret jane te lire, por prape Albanofobia eshte nje re, qe qarkullon ne Rajon, sepse ata te cilet jane mesuar t'i shihnin shqiptaret si qytetare te dores se dyte apo te trete, nuk mund t'i pranojne ata si qytetare te lire. Ndaj dhe jeni ju, ndaj dhe jane shqiptaret kudo. Shqiptaret s'jane kurre me te prirur te pranojne pozicion tjeter, pervecse te qytetareve te lire kudo qe jetojne ne trojet e tyre. Shqiptaret sot jane me te bashkuar se kurre. Cdo pellembe e territoreve etnike shqiptare, eshte territor ne ndergjegjen kombetare te cdo shqiptari", eshte shprehur Berisha ne takimin me te rinjte demokrate. Por ideja e Shqiperise se madhe, per prestigjiozen franceze, nuk eshte nje ide qe u ngjiz dhe perfundoi me mbylljen e festime per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. "Le Figaro", e mbyll shkrimin e saj duke theksuar, se sa me shume do te rritet intensiteti i fushates zgjedhore ne Tirane, aq me fort do te valevitet nga lideri i djathte, flamuri i Shqiperise se madhe.