Mbledhje te perbashketa te qeverive

Diplomati Shaban Murati konsideron deklaratat e fundit të dala nga politika shqiptare për bashkimin kombëtar, si një modë me baza folklorike dhe elektorale, të cilat shkaktojnë po konfuzion. Sipas tij, mungesa e një projekti konkret, solli edhe reagimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve.
Në analizën e tij mbi zhvillimet rajonale, zoti Murati shpreh keqardhjen se Shqipëria është përjashtuar ose vetëpërjashtuar nga fenomeni i mbledhjeve të përbashkëta të qeverive. Në këtë aspekt, ai konsideron si të papranueshme mungesën e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës.
Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të ndryshme, tashmë janë shndërruar në një metodë pune shumë efikase.
Murati shprehet kritik ndaj diplomacisë shqiptare, duke thënë se nuk ka punuar për të qenë në rezonancë me format e diplomacive rajonale, por mbi të gjitha nuk ka një ndërgjegjësim mbi peshën dhe rëndësinë që faktori “Shqipëri Kosovë” ka në rajon.