Hyrja ne fuqi e ligjit hapet sezoni i prokurimeve publike

Nëse një institucion buxhetor i duhet një shërbim kancelarie apo lyerje muresh, procesi do të bëhet online. Bizneset e vogla do të mund të aplikojnë në tender përmes internetit, pa pasur nevojën e marrëveshjeve të agjentëve në terren apo dorëzimin e dokumenteve.
Ndryshimet në ligjin e prokurimeve publike përfshijnë edhe këtë risi.
Por, një ndryshimi i rëndësishëm i ligjit, është çelja e tenderave, menjëherë pas fuqizimit të ligjit të buxhetit 2013. Operatorët e mëdhenj ekonomik nuk do të presin plot 3 muaj.
Ndryshimet në ligjin për Prokurimet Publike përfshijnë nisjen e procedurave të tenderave edhe me një operator ekonomik, pra pa pasur nevojën e një konkurrenti të tjetër.
Këto ndryshime kaluan në Parlament në fund të vitit 2012 dhe kanë hyrë tashmë në fuqi.