E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhje urgjente e BE-së për zonën euro

Ministrat evropianë të Financave filluan një mbledhje urgjente në përpjekje për të vënë në zbatim një mekanizëm ndihme për vende të zonës euro që janë në vështirësi.
Lajmi bëhet i ditur nga burime diplomatike, sipas së cilave objektivi është arritja e një marrëveshjeje përpara hapjes së tregjeve financiare nesër në mëngjes.
Ministrat po shqyrtojnë një propozim të Komisionit Evropian, që parashikon veçanërisht një mekanizëm huaje të Bashkimit Evropian për vendet e zonës euro që janë në vështirësi financiare, që arrin deri në 60 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›