Bizneset e zorit

Nuk është çudi se në Kosovë më së shumti të sheh syri, kafiteri, sallone ondulimi dhe qebaptore. Biznese si këto përbëjnë 98 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, të cilat punësojnë 1- 9 punëtorë.
Raporti i Agjencisë për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme tregon se nga gjithsejtë 97 mijë biznese sa ka Kosova, 95 mijë janë mikro-ndërmarrje.
Ndërkaq, numri i ndërmarrjeve në kategoritë tjera biznesore është minor, pasi të gjitha bizneset tjera, sipas llojit të pronësisë, janë nën 1 për qind, përveç atyre të mesme që janë me 1.38 për qind.
Kjo pasqyrë, sipas raportit, tregon se bizneset e vogla në të shumtën e rasteve vijnë si produkt i luftës ekzistenciale të kosovarëve brenda shoqërisë.
Pavarësisht se janë shumë, gjendja e NVM kosovare nuk është e kënaqshme as për nga niveli i performimit të tyre dhe as për nga niveli i mbështetjes së tyre.
“Shumë ndërmarrje të porsalindura ‘vdesin’ ende pa hyrë në treg dhe kjo situ¬atë kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale për ndryshim pozitiv të gjendjes”, thuhet në raport.
Derisa shumica e bizneseve të regjistruara janë mikro-ndërmarrje, edhe numri më i madh i të punësuarve është në këtë kategori. Sipas numrit të punëtoreve të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në këtë kategori janë 161,319 punëtorë. Në ndërmarrje të vogla janë të punësuar 22,865 punëtorë dhe në ndërmarrje të mesme janë të punësuar 21, 718 punëtorë.
Ndërkaq, ndërmarrjet e mëdha, me mbi 250 punëtorë, që janë vetëm 58 sosh në tërë Kosovën, punësojnë 55, 658 punëtorë, duke llogaritur edhe të punësuarit në ndërmarrjet shoqërore dhe publike.
Megjithatë, këto të dhëna, në raport thuhet se nuk mund të merren si të sakta, pasi që pronarët e bizneseve raportojnë për një numër shumë më të vogël të punësuarish, të cilët paguajnë kontribute dhe tatime.
“Punësimi joformal në tregun e Kosovës është mjaft i shprehur dhe ky trend mund të reduktohet duke filluar zbatimin e plotë të Kontratës Kolektive, ndryshimet në prokurimet publike konform parimit VI të Aktit Evropian të
Ndërmarrjeve të Vogla, të cilat veprime përmes ofrimit të benefiteve do të ngushtonin hapësirën e lulëzimit të informalitetit të tregut të punës në Kosovë”.
Në këtë raport thuhet se NVM-të kosovare duhet t’i zbulojnë përparësitë e zhvillimit të formave të reja të ndërmarrjeve dhe të bashkimit të kapitaleve, gjë e cila do t’ua rrisë përparësitë konkurruese në tregjet rajonale e më gjerë.
Ndër sfidat kryesore me të cilat përballen NVM-të është financimi i veprimtarive të tyre, i cili deri më tani zhvillohet kryesisht nga bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare.
“Mirëpo, me kushte jo të volitshme për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Andaj deri më tash financimi i NVM-ve paraqet një ndër sfidat kryesore të biznesit në Kosovë, andaj agjencia e NVM-ve synon të zvogëlojë numrin e NVM-ve për të cilat qasja në burimet e financimit paraqet një pengesë ndaj rritjes dhe zhvillimit te tyre”.
Financimi i programeve të bizneseve kosovare vazhdon të mbetet sfida kryesore për institucionet e vendit. Kjo komponent duhet trajtuar nga prizmi i gjetjes së skemave më adekuate për rrethanat kosovare për lehtësimin e qasjes në financa të NVM dhe për kreditimin e financimit të programeve të tyre. Si burime të mundshme, në këtë raport përmenden reduktimi i diferencës mes depozitave dhe kreditimit nga ana e bankave, fondet e privatizimit, fondet e
Trustit Pensional dhe fondet e depozitimeve për licenca të lojërave të fatit, bankave, kompanive të sigurimeve, fonde të ndryshme donatore, programet e IPA, si dhe linjat e buta kreditore të institucioneve financiare ndërkombëtare.