Durres impianti i perpunimit te plehrave gati ne 2011

Impianti i perpunimit te plehrave do te jete gati brenda 6-mujorit te pare te vitit 2011. Ky mbetet nje premtim qe do te mbahet nga qeveria ashtu si mjaft premtime te tjera te realizuara ne Durres. Rreth 44 mije metra katrore siperfaqe e ish-uzines kimike ne Porto Romano te Durresit do i nenshtrohet rehabilitimit te plote ngase ne ate vend do te ndertohet landfildi i ri. Specialistet e mjedisit ne qarkun e Durresit kane deklaruar dje per standard se landifildi do te ndertohet ne zbatim te projekteve te kohes dhe me nje teknologji moderne. Sipas tyre perfundimi kohe me pare i studimit te fizibilitetit te zones zone qe deri ne largimin e 700 ton pesticideve ka qene me e ndotura ne qarkun bregdetar eshte realizuar me fondet e Bankes Boterore. Tani gjithcka eshte ne fazen e zbatimit te projektit per kombinatin e pastrimit te derdhjeve te ndotura ne det duke ndikuar ne menyre te drejtperdrejte ne mjedis. Impianti i ri do te mbledhe e pastroje prurjet proces qe kryhet per te paren here. Faza e pare e projektit ka nisur ne vitin 2003-2005 kurse tani gjithcka eshte ne kohen e zbatimit te projektit. Projekti Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zones Bregdetare ka si objektiv te pergjithshem te mbroje ekosistemin e bregdetit te Durresit i cili eshte penalizuar ndjeshem nga keqperdorimi deri me tani. Specialiste te mjedisit thane se gjetja e nje siperfaqe prej 50 ha ne Porto Romano nuk ka qene rastesi deri ne vitin 1992 kohe qe pushoi aktivitetin uzina e kimikateve ndotja dhe rrezikshmeria e infeksioneve ishte e madhe. Granti holandez i dha zgjidhje ndertimit te landfildit i cili pritet te hyje ne linje brenda vitit tjeter. Prane impiantit ne proces ndertimi gjendet 870 ha siperfaqe e cila eshte lene ne dispozicion te parkut energjetik mbetjet e te cilave do te filtrohen duke garantuar shmangien e ndotjes se detit. Me ngritjen e tij Durresi shpeton perfundimisht nga ndotja e mbeturinave urbane e inerteve.