Universiteti i Durresit gati te prese 1500 studente te rinj

Universiteti i Durresit ka nisur prej ditesh regjistrimin e studenteve te rinj. Nuk jane pak por afro 1500 te tille qe do te nisin studimet ne vitin e ri akademik 2010-2011. Studentet e Durresit edhe kete vit akademik do te vijojne studimet ne korpusin ekzistues. Kete vit mesimor do te kete tre here me shume pranime se cdo vit akademik i meparshem duke deshmuar faktin e liberalizimit te hyrjes ne fakultete deklaroi per standard rektori Agim Kukeli. Sipas tij Vetem ne vitet e para ne 6 fakultetet do te regjistrohen 1500 te rinj e te reja qe kane perfunduar arsimin e mesem ndersa sivjet kuotat e pranimeve jane shtuar edhe per filialin e Peshkopise. Kukeli deklaroi se cilesia e mesimdhenies dhe testimi lendor per studente do te jete ne te njejtat kerkesa si dhe vitin e kaluar duke synuar te rrise cilesine e diplomimit te studenteve. Mesohet se jane regjistruar 70 per qind e pranimeve te pritshme ndersa rektori eshte shprehur se kjo shifer pritet te shkoje ne 95 per qind. Regjistrimi per studentet e viteve te para ka nisur tre dite me pare duke u lene 5 dite kohe te rinjve per regjistrim. Ne shifren prej 1500 studente ne vitet e para te 6 fakulteteve perfshihen edhe studentet e rinj ne filialin e Durresit ne Peshkopi. Universiteti ka mundur te zgjidhe gjetjen e mjediseve ne saje te bashkepunimit qe ka pasur me Ministrine e Arsimit dhe Shkences si dhe pushtetin lokal ne Durres. Keshtu shkolla e mesme e mjeshterise sportive shkolla e mesme Leonik Tomeo dhe godina shkollore ne hyrje te qytetit ku studiojne te rinjte e fakultetit FAS TIP jane pergatitur e pershtatur plotesisht ne pritje te studenteve. Kete vit ne auditoret e universitetit Aleksander Moisiu do te vijojne studimet 5500 studente shifer kjo me e larta qe nga viti i hapjes se universitetit. Edhe sivjet ne ndihme te rektoratit do te vijne shkollat e mesme pasi ndertimi i korpusit te ri do te kerkoje kohe. Jane disa projekte ne fazen e studimit ne tryeze te ministrise rektoratit dhe operatoreve te tjere te rendesishem akademik - tha Kukeli. Per te konsoliduar mendimin dhe per te perzgjedhur projektin me te mire do te duhet kohe ngase gjithcka do te kaloje ne duart dhe diskutimet nder specialiste. Rektori ka pohuar se ka projekte per ta ndertuar kete korpus universitar ne periferi te qytetit te Durresit ose diku ne nje nga kodrat perballe qyteti. Megjithate ende nuk ka nje saktesi ne kete drejtim ngase vendosja per ndertimin e korpusit gjeneral si dhe ngritja e tij do te kerkoje jo me pak se 10 vite. Nje vit me pare 450 studente qe kane perfunduar studimet e larta ne Durres moren diplomen duke fituar te gjitha kreditet e percaktuara ne baze te Kartes se Bolonjes. Universiteti ka rreth 180 pedagoge te cilet kane fituar master brenda e jashte vendi duke u kualifikuar si lektore me ambicie te larta.