Mblidhen për Zgjedhje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm më 5 qershor, ku do të caktohet agjenda për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
Pas mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur të mërkurën, Nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të diskutohet për themelimin e grupeve punuese për zgjedhjet në LDK, por jo edhe kërkesa e Isa Mustafës për të prishur koalicionin me PDK’në.
“Kryesia ka vendosur të thërrasë Këshillin e Përgjithshëm më 5 qershor 2010. Për rend dite, Këshillit të Përgjithshëm do t’i propozohet Raporti për zgjedhjet lokale, i përgatitur nga z. Lutfi Haziri”, ka thënë Kryeziu.
“Do t’i propozojmë ato që të fillojnë zgjedhjet në vjeshtë dhe të përfundojnë në nëntor”, ka shtuar ai.
Kryeziu ka sqaruar se çfarë grupesh punuese do të formohen.
Grupi për Platformën Politike të Zgjedhjeve, Grupi për Ndryshimin e Statutit, Grupi për Zhvillimin e LDK’së dhe Grupi për Programin Qeverisës.
Nënkryetari i Parë i LDK’së, pas insistimit të gazetarëve, ka komentuar edhe deklaratat e Isa Mustafës për prishjen e koalicionit PDK-LDK.
Ai, me ironi, ka thënë se nuk ka frikë se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të diskutohen qëndrimet e Kryetarit të Prishtinës.
“Ne do të propozojmë këtë rend dite në Këshillit të Përgjithshëm. Nuk është çështja e frikës, tash jemi në Kosovën e pavarur dhe ndërkombëtarisht të njohur”, ka thënë Kryeziu.
Zyrtari i LDK’së ka thënë se për vendime partiake vendos shumica, pavarësisht trimërisë së individëve sikur që është Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
“S’mund të them që nuk është trim as Isa, madje as vogëlsia ime, por detyrohem të them se shumica vendos”, ka thënë ai.
Ndryshe, burime të Expressit brenda LDK’së, sqarojnë se Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu i ka njoftuar të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për rendin e ditës.
Sipas këtij burimi, zyrtarëve të LDK’së nëpër komuna u është bërë e ditur se kërkesa për prishjen e koalicionit nuk duhet të jetë tash në agjendën partiake.
“Por, nuk do të thotë se pas përfundimit të zgjedhjeve në parti të riaktualizohet kërkesa për rishqyrtimin e koalicionit me PDK’në”, ka thënë zyrtari i lartë i LDK’së që foli në kushte anonimiteti për Express.