GJND, e papërcaktuar
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ende nuk ka caktuar datën për shpalljen e opinionit këshillëdhënës lidhur me legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Pavarësisht pritjeve të diplomatëve të ndryshëm ndërkombëtarë se Gjykata do të deklarohet në korrik, kjo nuk konfirmohet nga GJND’ja.
Mirëpo, zyrtarë të kësaj gjykate kanë thënë të mërkurën për Express se data për shpalljen e opinionit do të bëhet e ditur 3-4 javë përpara, përmes një kumtese për media, siç ndodh për secilin rast në GJND.
“Gjykata ende nuk ka caktuar datën se kur do të publikojë opinionin këshillëdhënës lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, por mendoj se për këtë do të lëshohet njoftimi publik së paku 3-4 javë përpara”, ka thënë një nga zëdhënësit e GJND’së, që kërkon të mos citohet me emër, për shkak të rregullave të Gjykatës.
Kjo nënkupton se nëse vendimi i GJND’së do të bëhet i ditur në korrik, atëherë Gjykata do të caktojë datën gjatë muajit qershor.
Vendimi më i fundit i Gjykatës, rreth një kontesti mes Argjentinës dhe Uruguait, është shpallur më 20 prill, ndërkaq Gjykata e ka paralajmëruar këtë 24 ditë më herët.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...