Mblidhet Asamblea e PS- së, Rama: Do kërkojmë drejtësi për viktimat e 21 janarit
(I përditësuar)- Në fjalën e mbajtur gjatë hapjes së Asambles, kreu i Partisë socialiste Edi Rama ka falënderuar qytetarët shqiptarë që mirën pjesë në homazhet e zhvilluara dje në kujtim të 4 të vrarëve gjatë protestave të 21 janarit 2011. Ne nuk do të rreshtim kurr së kërkuari drejtësi për jetët e të pafajshmeve dhe për gjithçka të padrejtë që është bërë nga kjo qeveri, është shprehur Rama.
Lideri i opozitës theksoi se programi i partisë së tij një nga bazat më të rëndësishme ka respektimin dhe vënien e drejtësisë, pasi siç u shpreh Rama, pa drejtësi nuk mund të qeveriset.
**********
Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth programit politik. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se gjatë punimeve të Asamblesë, kreu i socialistëve Edi Rama do tu kërkojë zyrtarëve të PS-së të shpërndajnë programin në çdo familje shqiptare.
Mbledhja e asamblesë kombëtare, vjen një ditë pas protestës së heshtur dhe përkujtimit që opozita i bëri viktimave të 21 janarit në një vjetorin e vrasjes, ku kryefjala e organizimeve përkujtimore ishte Drejtësia”.
Kryesia e PS-së vendosi sot gjithashtu dhe shpërndarjen e deputetëve socialistë në qarqe të ndryshme të vendit dhe propozimet për komisionin e zgjedhjeve në PS.