E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vjedhja me armë, 2 në pranga

Policia e Tiranës bënë të ditur se janë arrestuar dy autrët e vjedhjes së ndodhur në kryeqytet dy ditë më parë. Bëhet e ditur se kanë përfunduar në pranga Serxho Muho, 23 vjeç dhe Luan Maçi, 27 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori i tretë Elton Sako 28 vjeç.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi më datë 20 janar 2012 rreth orës 18.30 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Veledin Brahimi, në afërsi të rrugës Qemal Stafa, në Tiranë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në momentin e grabitjes kanë qënë të maskuar dhe kanë hyrë në banesën e shtetasit Veledin Brahimaj, kanë gjetur në banesë vajzën e tij të mitur 13- vjeçare dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të vjedhin një sasi bizhuterish, të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme parash.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pjesë e bizhuterive të vjedhura, shuma prej 13 mijë lekësh të reja e përfituar nga shitja e bizhuterive

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›