Mblidhet Bordi Drejtues i Monitorimit te Regjistrimit te Pronave te FA

Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami ftoi në një mbledhje drejtuesit e institucioneve shtetërore që trajtojnë çështjen e pronës për të koordinuar punën për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë, efiçente dhe efektive të çështjes së pronave të Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, Kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë z. Arben Qirjako, Kryetari i AKKP-së, z. Avenir Peka, drejtori i Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, z. Bardh Rica, drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, z. Urim Muja dhe drejtori i Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Genti Minarolli, u angazhuan për të intensifikuar bashkëpunimin në mënyrë që secili prej institucioneve të angazhohet maksimalisht sipas fushës së tij të veprimit.
Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami u shpreh se pavarësisht punës së bërë në këto tre vite për inventarizimin e pronës së ushtrisë, nevojitet një angazhim maksimal për të rivlerësuar këtë proces në tërësinë e tij. Ai theksoi se në tre vitet e fundit kanë dalë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura një numër shumë i kufizuar pronash, ndërsa pjesa më e madhe kanë dalë jashtë Planit të Përhapjes përgjatë 20 viteve reformim të kësaj Force.
“Nga 1300 prona që ne aktualisht disponojmë rreth 180-190 mbeten në Planin e Përhapjes të FA. Në vitin 2009 rreth 1000 prona kanë qenë jashtë Planit të Përhapjes. Në këto tre vjet kanë dalë jashtë Planit të Përhapjes pothuajse vetëm depot që janë zbrazur nga materialet e tepërta dhe nga municionet e tepërta”, u shpreh Imami.
Sipas tij në këtë proces ka nevojë për të rritur bashkëpunimin, brenda ministrisë sonë, midis të gjitha komandave dhe ministrisë, në mënyrë që ky vit të jetë viti i trajtimit dhe zgjidhjes së problemit të pronave të tepërta, brenda kompetencave që na jep ligji.
“Ne nuk privatizojmë, ne nuk shesim, por ne kemi një detyrë themelore që të përgatisim dokumentacionin e saktë të të gjitha pronave që janë në inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes, me përparësi të atyre pronave që janë brenda Planit të Përhapjes, pra që mbetën pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pastaj të të gjitha pronave të tjera”-vijoi ai.
Më tej ministri Imami ka theksuar se, ajo që unë kam konstatuar dhe që kam vënë edhe auditin ta ndjekë është që gjithë ky proces të jetë nën kontroll dhe në luftë me korrupsionin. Për këtë arsye kam marrë disa masa të rëndësishme administrative dhe me një urdhër të veçantë do të kërkojmë që të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe ato që janë shitur që nga viti 1991 do t’i nënshtrohen një rishqyrtimi të plotë mbi bazën e hartave të vitit 1990 dhe përpara.
“Harta bakejsh të bëra nga Ministria e Mbrojtjes, nga Instituti i Gjeografisë, nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve e të tjera institucione në këto 20 vjet nuk do të lejojmë më, hartat e vjetra kur duam i përdorim dhe kur nuk duam nuk i përdorim, të gjitha këto praktika nuk do të vazhdojë më. Do t’i kthehemi të gjitha pronave që Ministria e Mbrojtjes ka privatizuar apo ka dhënë në përdorim të tretëve, pushtetit lokal, institucioneve të tjera qendrore, për të bërë një ballafaqim midis situatës së pronës së viti 1990 mbështetur në hartat e asaj kohe”, - është shprehur ministri i Mbrojtjes Imami.
Ministri Imami ka përsëritur me forcë kërkesën për të evidentuar të gjitha pronat e lira, nga ndërtesat të cilat kanë edhe troje dhe me një VKM t’ia kalojmë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në këtë mënyrë, ka nënvizuar ai, japim një kontribut për këtë proces shumë të rëndësishëm për njohjen e të drejtave të ligjshme të pronës në Shqipëri të shkallmuara në 50 vjet të regjimit komunist. Pronat e tepërta, të cilat nuk kemi kapacitet t’i mbajmë, t’i ruajmë dhe që janë një barrë për ushtrinë shqiptare, t’i jepen publikut.
Prioriteti i dytë do të jetë kalimi i pronave njësive të pushtetit vendor. Një rëndësi të madhe ka çështja e regjistrimit të pronave. Një pronë që nuk është e regjistruar nuk është pronë në ekonominë e tregut. Një pronë që nuk është e regjistruar, nuk është e njohur, nuk ka kartë identiteti, nuk shitet, nuk blihet, është e pavlefshme, është jashtë tregut. Ky është një krim i madh për një vend, i cili do të zhvillohet, ashtu sikurse është një krim i madh në qoftë se i mbajmë këto prona në mënyrë të pa arsyeshme dhe vazhdojmë të paguajmë nga buxheti i mbrojtjes dhe i sigurisë për gjëra që nuk na vlejnë më”, ka theksuar ministri Imami.
Në fund të fjalës së tij, ministri Imami përcaktoi detyra për anëtarët e Bordi Drejtues të Monitorimit të Procesit të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme të Forcave të Armatosura, për rritjen e shkallës së përgjegjësisë së tyre dhe për një bashkëveprim më të mirë me komandat e njësive ushtarake dhe më komisionet e vlerësimit të pronave, për të shmangur çdo lloj subjektiviteti, çdo lloj pëlqimi dhe kushti paraprak që mund të çojë në korrupsion.