Aksident nje i plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryqëzimin e rrugës së Patokut në aksin Fushë Krujë -Milot. Burime policore bëjnë me dije se një 70 vjeçar i cili po udhëtonte me motoçikletë i ka prerë rrugën një autoveture me targa të Tiranës dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës. Sipas policisë i lënduari është Kol Ujka 70 vjeç nga komuna e Fushë Kuqes. Drejtuesi i autoveturës është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ku mbeti i plagosur rëndë një 70 vjeçar.Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë prerja e rrugës nga drejtuesi i motoçikletës dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonte drejtuesi i autoveturës.