Valbone-Tropoje nis rikonstruksioni i rruges se re
Valbona, një nga perlat më të bukura të natyrës shqiptare, po kthehet në një qendër të rëndësishme për turizmin. Investimet në këtë zonë kanë marrë hov të madh duke përmiresuar rrënjësisht infrastrukturën. Këto ditë ka nisur shtrimi me asfalt i rrugës Bajram Curri-Valbonë 21 km e gjatë, një fond i buxhetit të shtetit prej 650 milionë lekësh të reja. Parametrat e saj janë të një rruge bashkëkohore me një gjerësi 8.5 m, përfshirë murembajtësit, urat, dhe sinjalistiken e saj. Kryetari i komunës thotë se ky vit ka patur bum turistik dhe me investimet që po bëhen numri i turistëve do të ketë rritje të konsiderueshme.
Valbona sjell në gjirin e saj mijëra turistë nga e gjithë bota. Disa prej tyre shprehin vlerësimet më të mira për natyrën dhe mikpritjen e banorëve të zonës.
Turizmi këtë vit në Valbonë u perceptua ndryshe. Pushteti vendor duke e vënë në prioritet, organizoi një sërë aktivitetesh kulturore artistike dhe të traditës, duke filluar me ceremoninë e çeljes së sezonit turistik, tre panaire të produkteve vendore dhe të traditës, si dhe aktivitetin më të fundit të Rrënjëve te përbashkëta mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.