E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet KRRTRSH-ja, miratohet plani për Himarën

Sot, në drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, u mblodh Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) i cili ka miratuar edhe planin e përgjithshëm vendor për Himarën. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi planin e paraqitur nga autoritet vendore ndërsa kërkoi nga këto të fundit të respektojnë të gjitha kriteret për ndërtimet.
 

"Pas masterplanit të bregdetit Jon është radha për planet lojonale dhe më vjen mirë që fillohet me Himarën e cila ka potenciale të mëdha dhe siç tregon ky plan, potenciali I saj mund të trefishohet. Plani tregon se ku nuk mund të ndërtohet dhe ftoj të gjitha komunat që të ndjekin këtë shembull në mënyrë që turizmi të njohë dimensione të mëtejshme. Të respektohen kriteret e përcaktuara në ktë plan dhe Himara të zhvillohet në përputhje me bukuritë mahnitëse natyrore” theksoi Berisha.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›