Terry, pezullohet tre ndeshje nga Liga e Kampionëve

Kapiteni i Cheleat, John Terry, është pezulluar për dy ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë dhe një ndeshje të tretë, dënimin e të cilës tashmë e ka vuajtur.
Komisioni disiplinor i UEFA-s vendosi që ta dënojë qendërmbrojtësin për sjelljen e tij të dhunshme ndaj sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez.
Terry do të mungojë në Superkupën e Evropës ndaj Atletico Madridit në gusht, teksa do të mungojë edhe në ndeshjen e parë sezonale në Ligën e Kampionëve. Ai ndeshjen e tretë si i pezulluar e vuajti ndaj Bayernit të Munichut në finalen e Allianz Arenas.