Thaçi: Protesta e “Vetëvendosjes” e dhunshme, ndërhyrja e domosdoshme
17/01/2012 Kryeministri i Kosovës komenton ngjarjet në protestën e “Vetëvendosjes”
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një deklarate për mediet ka komentuar protestën e bërë nga lëvizja “Vetëvendosje”, e cila synonte bllokimin e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë. Në fjalën e tij Thaçi shprehu keqardhjen, duke e cilësuar aksionin e “Vetëvendosjes” si një protestë të dhunshme. “Kosova është shtet demokratik dhe e ritheksoj se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. Kjo e drejtë nuk do të cenohet nga askush asnjëherë. Por unë me vendosmëri e ritheksoj se askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdor të drejtën e protestës për të vënë në rrezik funksionimin normal të institucioneve legjitime të shtetit tonë. Policia e Kosovës bëri publike me kohë gjithë planin e saj operativ lidhur me menaxhimin e protestës dhe të njëjtin plan paraprakisht ua ka sqaruar edhe atyre që kanë organizuar protestën. Për fat të keq, protestuesit kanë dështuar që të përmbahen nga bllokimi i rrugëve e për më tepër nga përdorimi i dhunës. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen e policisë në zbatim të rendit dhe të ligjit. Si rrjedhojë, policia e Kosovës ka përdorur mjetet e lejuara sipas ligjit dhe standardeve më demokratike për shpërndarjen e protestuesve dhe zhbllokimin e rrugëve”, - u shpreh Thaçi. Më tej ai theksoi se do të bëhet analizë e veprimtarisë dhe në rast se konstatohet se ka pasur shmangie nga respektimi i procedurave, keqpërdorim të autorizimeve, përdorim të tepruar të forcës policore, atëherë organet e pavarura dhe kompetente do të marrin masa përkatëse disiplinore në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Më tej Thaçi tha se si kryeministër ka për detyrë kushtetuese që të mbështes sundimin e rendit dhe ligjit dhe me këtë rast shprehu mirënjohjen për profesionalizmin e treguar nga policia e Kosovës, e cila, edhe pse është përballur me dhunën e përdorur nga protestuesit. Në përfundim Thaçi ka bërë apel për qetësi në radhët e qytetarëve në ditët në vijim.