E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet grupi i PS-së, të pranishëm Rama dhe Balluku

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon këtë të hënë (15 dhjetor) mbledhjen e radhës, ku të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku. Kjo e fundit u rikthye në detyrë pas vendimit të Kushtetueses për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.

Kjo mbledhje sipas gazetares së RTSH, Denada Shkodrani po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet që pas përfundimit të saj, pritet që kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla të dalë në një prononcim për media, ku do të bëjë me dije çështje kyçe që janë diskutuar në mbledhje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›