E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asnjë lloj bashkëpunimi me mazhorancën. Nisim betejën për qeveri teknike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë prerazi se nuk do të bashkëpunojnë me mazhorancën. Deklarata e tij vjen pas asaj së kreut të grupit parlamentar të PS‑së, Taulant Balla, i cili tha se puna për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore do të vazhdojë edhe pa opozitën.

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se PD do të intensifikojë protestat dhe se objektivi kryesor mbetet krijimi i një qeverie teknike.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se opozita do të vijojë me protestat, teksa kërkojnë krijimin e një qeverie teknike.

“Asnjë shqyrtim nga ne, Partia Demokratike nuk do të ketë për asnjë kandidat dhe nuk ka më asnjë lloj bashkëpunimi me mazhorancën e drogës dhe të krimit. Kjo është përgjigja ime dhe ky është absolutisht vullneti i anëtarëve të PD-së. Ne nisim betejën tonë, si rrugën e vetme për të patur një qeveri teknike dhe rikthyer votën”, tha Berisha.

Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare më 22 dhjetor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›