E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet grupi i punës për Rregulloren e Kuvendit

 Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri me dije në fillim të fjalës së saj, se grupi i punës përbëhet nga dy bashkëkryetarët, deputeti demokrat Jemin Gjana dhe ai socialist, Namik Dokle si dhe nga deputetët Viktor Gumi (PD) dhe Ditmir Bushati (PS).

Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se mund të merret për bazë rregullorja e Parlamentit Evropian, e cila sipas saj, së fundi u miratua edhe një kod i përbashkët etike. “Në dispozicion të grupit të punës të vendosen të gjitha burimet, jo vetëm ato njerëzore, por në të njëjtën kohë edhe kërkimet shkencore, duke marrë edhe Rregulloren e Parlamentit Evropian”, theksoi Topalli. 

Nga ana e tij, deputeti socialist, Namik Dokle, u shpreh se është me rëndësi përmirësimi i rregullores dhe shprehu besimin se do të bashkëpunohet ngushtë në këtë drejtim jo vetëm me mazhorancën por edhe me ekspertët e fushës.

“Është një ditë e rëndësishme e punës në Parlament. 20 vjet përvojë nuk janë pak, por jeta dhe praktika parlamentare siguron gjithmonë gjëra të reja. Nga kjo pikëpamje domosdoshmëria e përmirësimit të Rregullores së Kuvendit është evidente. Duhet konsultim me të gjithë deputetët dhe ekspertë të fushës”, tha ai.
“Besoj në gatishmërinë tuaj për të garantuar të gjithë veprimtarinë. Na duhet një sekretare për idenë dhe dy ekspertë. Unë mendoj se janë të ftuar të gjithë deputetët që të japin kontributin e tyre”, vijoi. /Start/

                                                                                             2011-12-02 09:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›