Korçë, sekuestrohen 6 automjete
Policia e Korçës bëri me dije se ky operacion ka nisur më 24 nëntor dhe vijon ende, ku janë sekuestruar automjete të tipit Range Rover, Mercedes Benc, Volcvagen dhe Opel, të cilat kane rezultuar të vjedhura përkatësisht në shtetet Itali, Serbi dhe Bullgari e me pas janë trafikuar në vendin tonë.
“Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë verifikuar edhe 200 automjete te tjera me targa të huaja, te cilat pas verifikimit ne sistemin e Interpolit kane rezultuar të rregullta. Materialet i janë referuar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia. /Start/
2011-12-02 09:33