Mblidhet komisioni i Reformës Zgjedhore, diskutohen çështjet 'e nxehta'
TIRANE-Sot finalizohet puna për reformën elektorale. Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që nisi rreth orës 17:30 duket se do të përcakojë fatin e kodit të ri elektoral.
Partitë politike të cilat u mblodhën në kryesinë e Kuvendit po diskutojnë çështjet e "nxehta" siç është formatimi i KQZ-së, mënyra si do procesohet për ankimimet zgjedhore dhe veçanërisht përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.
Mësohet se mbledhja është shoqëruar me debate mes PD e PS për KQZ, pasi të dyja palët nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre. Partia Socialiste ka deklaruar se “Anëtari i 7-të i KQZ-së duhet të vijë nga institucione të pavarura”.
Të dyja palët ndahen në një pikë sa i përket kapitullit të KQZ-së. PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Parlament. Por, demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje e Kushtetutës.
Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet që sot të ketë një ditë të gjatë, në afatin e e fundit të përfundimit të tij që skadon në orën 24:00. Kështu të dyja palët, do të kenë vetëm 24 orë në dispozicion për të miratuar edhe ndryshimet e fundit në Kod, përpara se drafti t`i kalojë Parlamentit.
MBLEDHJA DJE
Në mbledhjen me dyer të mbylluara, të zhvilluar dje rreth orës 18:00 (e cila zgjati përreth 1 orë e 30 minuta) komisioni nuk ka diskutuar çështje të ‘nxehta’ siç është ajo mbi formatimin e KQZ-së. Në përfundim të mbledhjes, eksperti i PS-së pranë komisionit, Bledar Çuçi bëri me dije se u miratuan disa kapituj të rëndësishëm të OSBE, që kanë të bëjnë me regjistrimin e subjekteve zgjedhore, fushatën, financimin e partive, dhe kuaotat gjinore. Ndërkohë, që sot do të diskutohen çështjet lidhur me administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve. “Nesër (sot) kemi një takim tjetër dhe do jemi të impenjuar bashkë me bashkëkryearët për çështje që janë të nxehta dhe të ngeluara, lidhur me administratën zgjedhore dhe ankiminin e palëve. Nesër (sot) siç thashë është ditë punë dhe do diskutohen çështjet në frymën e sugjerimeve, që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë dhe mënyrën e numërimit. Nuk e di nëse do ketë shtyrje afati. Kemi konsensus, madje palët kanë miratuar për teknologjinë dhe përdorimin e paisjeve për numërimin, por do rishikojmë dhe një herë me frymën e OSBE. Pra do diskutohet për administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve”,- sqaroi Çuçi.
(ma.ar/d.b/BalkanWeb)