Ekzekutuan nënën e motrën, 39 vite burg për vëllezërit Leka

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot vendimin për dy vëllezërit, të cilët akuzohen për vrasjen e nënës dhe motrës së tyre një vit më parë.
Gjykata ka dënuar sot me 25 vite burg Leonard Lekën dhe 14 vite bashkëpunëtorin tij Dritan Leka.
Dy vëllezërit vranë një vit më parë nënën e tyre Dorina Leka dhe motrën Manjola Leka për motive xhelozie. Krimi makabër ndodhi në banesën e familjes Leka, në mars të 2011.