E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet nga rrufeja avioni i Presidentit të Francës

FRANCË- Dita e presidenti të ri të Francës, François Hollande është mbyllur me një incident të paparashikuar. Avioni me të cilin kreu i ri i shtetit francez po udhëtonte drejt Berlinit është goditur nga një rrufe.

Presidenti i ri francez,  i cili e mori sot zyrtarisht këtë post u nis për në Gjermani për të takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, për të diskutuar paktin buxhetor evropian dhe krizën greke, por pas incidentit avioni i tij është detyruar të  kthehet në Paris. 

Hollande është detyruar të ndryshojë avion, në mënyrë që të kthehet në Paris, ndërkohë edne nuk bëhet i ditur se kur do të takohet me kancelaren Merkel. 

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›