E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet sot Kongresi i Partisë Socialiste

Mblidhet sot Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Kongresi pritet të votojë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më të madhe në opozitë. Gjatë mbledhjes së sotme pritet të bëhet analiza e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe qëndrimin që do të mbajë kjo forcë politike në lidhje me këto zgjedhje nëse do t'i njoh ose jo. Gjithashtu do të lexhohet edhe raporti i Asamblesë Kombëtare i cili do të analizojë procesin e zgjedhjeve. Mbledhja e sotme e Kongresit të PS-së do të zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat ndërkohë që ato janë lejuar vetëm kur të lexohet raporti dhe programi i dy kandidatëve për kryetar partie. Ndërkohë pjesa më e madhe e anëtarëve, deputetëve dhe zyrtarëve të vjetër socialistë kanë dalë tashmë kundër Ramës dhe ata deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t'i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut. Deri më tani dy emrat që do të garojnë për kreun e PS-së janë ai i kreut aktuar Edi Rama dhe deputetit socialist, Arben Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›