E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, listat shpallen më 10 shtator

Studentët fitues për vitin e ri akademik do të shpallen më 10 shtator. Agjensia e pranimit në institucionet e arsimit të lartë bën të ditur se, të premten mbyllet afati për dorëzimin e formularit të korrigjimit të pasaktësive nga libri i transparencës. Sipas drejtorit Frederik Shalësi, përpunimi i këtyre të dhënave së bashku me rezultatet e konkurseve për universietet specifike, do të jenë baza për shpalljen e listës paraprake të studentëve fitues.
Sivjet në të gjithë universitetet publike të vendit do të pranohen 19.702 të rinj. Prej këtyre 5575 kuota i përkasin vetëm universitetit të Tiranës. Ndërkohë që në garë janë gjithësej rreth 38 mijë kandidatë për studentë. Sipas Shalësit raporti i fituesve është 1 me 2.
APERIAL u bën thirrje të gjithë kandidatëve të cilët do të shpallen fitues, që të rregjistrohen në këtë fazë të parë pranimesh, pasi në të kundërt humbasin për këtë vit të drejtën e studimit dhe riaplikimit për vendet që do të mbeten bosh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›