E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet tryeza per reformen zgjedhore. Rama i pergjigjet fteses se Berishes i pranishem ne takim

22-10-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Berisha Te ribejme kodin me amendamentet e PS-se. OSBE Inkurajuese tryeza e perbashket reforma sipas Kushtetutes


- Kerkesat e opozites vetem per komisionin hetimor ne asnje paragraf nuk permendet hapja e kutive


Eumlshte mbledhur sot ne mengjes tryeza e partive politike per projektin e reformes zgjedhore nje nisme kjo e kryeministrit te vendit Sali Berisha. Ndonese Partia Socialiste kishte paralajmeruar bojkotin e tryezes ne shenje proteste dhe duke aluduar se problemi i zgjedhjeve nuk eshte te Kodi ne dyert e krysise se Kuvendit u pa krejt pa pritur vete kreu i opozites Edi Rama Iniciuesi i tryezes kryeministri Berisha mori fjalen e hapjes se takimit duke perseritur se zgjedhjet e 28 qershorit ishin demokratike se plotesuan te gjithe standardet nderkombetare dhe nuk pati asnje prove per manipulim te rezultatit. Berisha pershendeti pranine e Rames ne takim dhe ftoi te niste puna ne permiresimin e kodit zgjedhor me amendamentet e propozuara nga vete PS. Ai ftoi partite politike dhe organizatat e tjera pjesemarrese ne kete takim per te ngritur grupin e perbashket per reformen zgjedhore. Pergezoj pranine e Rames ne takim dhe theksoj betimin tim se kesaj radhe mazhoranca eshte plotesisht e pergatitur qe opozita te hartoje vete ne kete tryeze me ekspertet e saj te gjitha amendamentet qe mendon se procesin zgjedhor e bejne me te sigurt. Ti dergoje keto amendamente ne Komisionin e Venecias- tha Berisha. Berisha tha se pranojme publikisht te numerojme cdo flete te ndryshojme cdo rezultat por me kusht qe me pare te vendosin gjykatat per rinumerimin. Ai garantoi se fletet e votimit nuk do te digjen. Nga sot deri dy muaj sa te filloje fushata tjeter jam disponibel per te numeruar cdo flete votim- tha Berisha Ne perfundim te fjales se kryeministrit kreu i PS-se Edi Rama theksoi se shqiptaret nuk kane nevoje per nje Kod te ri Zgjedhor por per zbatimin me korrektesi te tij. Sipas tij moszbatimi sjell deformime. Edi Rama kerkoi ne tryezen e partive politike ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 Qershorit te vitit 2009. Rama tha se paralelisht me komisionin hetimor ne jemi gati te kontribuojme per reformen zgjedhore. Zgjedhjet e 28 Qershorit nuk i kontribuan kodit zgjedhor i deformuan shkeljet e kodit zgjedhor. Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri por zbatimi i Kodit. Ne na duhet qe ligjet qe miratojme ti zbatojme. Dua te them qysh ne fillim se ne e kemi bere nje tryeze me zemer te hapur kemi nje tryeze te konsensusit duke vene interesin e vendit mbi cdo thirrje te nje tradite konfliktuale duke i dhene per here te pare pruralizmit nje tryeze fiks 9 muaj para zgjedhjeve. Por morem ca zgjedhje qe thyen besimin tone- tha me tej ai. Perfaqesuesi i LSI-se ne tryeze sekretari i pergjithshem Luan Rama tha se tryeza duhet te kishte nisur me kohe. Ai ritheksoi gadishmerine dhe vullnetit per te ofruar bashkepunimin e LSI-se per reformen zgjedhore. Rama tha se procesi duhej te ishte transparent dhe te ngrihej mbi interesat partiake. Tryeza po vazhdon me debate ku cdo perfaqesues i partive politike ne parlament ben propozimet. Te pranishem jane dhe personalitete te organizatave te huaja ne vend si dhe kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth.


OSBE Inkurajojme dialogun ne tryeze palet te hartojne me Konsensus Kodin/ Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth i pranishem ne tryeze perseriti nevojen e bashkepunimit mes partive per reformen zgjedhore. I qarte ne apelin e tij ambasadori tha se partite duhet te gjejne konsensus per reformen zgjedhore. Veproni ne perputhje me Kushetuten. Detajet cka mund te perfshije refomra zgjedhore mbeten ne doren tuaj- u shpreh ambasadori Eumlollfarth.


PDU Ne kod te parashikohet prania e partive te vogla/ Kreu i PDU-se Shpetim Idrizi i pranishem ne tryezen e forcave politike uroi qe oferta e PS te jete e pranueshme per mazhorances ne menyre qe ky proces te jete sa me transparent. Spektri politik tha ai ka nevoje qe nepermjet kodit zgjedhor te garantohet dhe prania e partive te vogla.


Kerkesat e opozites vetem per komisionin hetimor ne asnje paragraf nuk permendet hapja e kutive

Ajo cka socialistet kerkojne ne kembim te votes per kodin zgjedhor eshte nje komision hetimor parlamentar per 28 qershorin. Gjate 4 muajve 15 anetaret e tij do te hetojne kutite e materialeve zgjedhore te cilat KQZ do tia vendose ne dispozicion.
Komisioni hetimor duhet te kete shumice dhe kryesim te majte dhe ne fund te punes ti prezantoje Kuvendit raportin per pergjegjesite institucionale. Raporti do te shoqerohet dhe me rekomandime per reformen zgjedhore dhe ndryshimin e kodit si dhe padi ne prokurori per shkelesit.
Objekt i hetimit do te jete listat e zgjedhesve kartat e identitetit parregullsite gjate votimit perdorimi i fondeve publike procesi i numerimit keqperdorimi i administrates dhe lirimi i te burgosurve. Por ne asnje pike te kerkeses te firmosur nga 55 deputete socialiste nuk permenden fletet e votimit dhe komisioni i Venecias te cilat ndane Rucin dhe Patozin gjate negociatave te meparshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›