Raporti mbi Lirine e Shtypit pergenjeshtron kasandrat majtiste
Raporti vjetor i organizates nderkombetare Reporteret pa Kufij thote tekstualisht se Liria e shtypit ne Shqiperi kete vit shenon nje progres ne krahasim me 2009. Nuk eshte se po gezojme pa mase dhe hare por nje indeks me lajme te mira shton dozen e optimizmit se jemi ne rruge te mbare. Raporti pasqyron shkallen e lirise te gazetareve dhe organizatave mediatike ne te gjithe vendet dhe perpjekjet e bera nga autoritetet per te respektuar dhe siguruar lirine e medies gjate periudhes 1 shtator 2009 - 1 shtator 2010. Po keshtu raporti konstaton se pervec Shqiperise liria e medies ne Ballkan shenon regres. Si eshte e mundur do te pyeste dikush Me gjithe akuzat e gazetave te majta qe kane teme kryesore presionin e qeverise Berisha raporti i Reportereve pa Kufij pergenjeshtron dukshem keto medie qe nxijne imazhin e qeverise. Packa se nuk eshte e nevojshme te kishin pare kete sondazh te reportereve per te kuptuar se gjerat ne Shqiperi po ndryshojne sepse vendi nuk eshte i njejte si ne vitin 2000 atehere kur 90 e medies ishte pro-qeveritare kurse sot rreth 80 e medies eshte anti-qeveritare. Mjafton te shtypesh butonin e nje telekomande per te kuptuar se pjese me e madhe e kanaleve televizive jane kundra qeverise ose pro-opozites te cilat mbushen me plot lajme te shtremberuara. Gjithsesi edhe medie pro-qeveritare ka per te balancuar sadopak keto ekstremet e informacionit. Prandaj kjo perkthehet ne nje liri relative te medies ne Shqiperi per vitin 2010. Ky Raport i Reporters sans frontiers konfirmon se edhe falimentimi i disa medieve te majta nuk ka asnje lidhje me trysnine e pushtetit apo ngarkesat financiare qe kane keto media me tatim-taksat por problemi i tyre eshte investimi simbiotik me politiken dhe roli i tyre nenshtrues pa pasur parasysh kerkesat e audiences. Falimentimi i ketyre medieve gjate fundvitit 2009 dhe fillimvitit 2010 ishte kryesisht pasoje e fushates zgjedhore te maj-qershorit 2009. Gjate ketyre zgjedhjeve Edi Rama krijoi per here te pare precedentin e gatimit te gjelles politike te paketuar duke ua derguar televizioneve kroniken e raportimit mbi aktivitetet elektorale te tij dhe te Partise Socialiste me kaseta filmike te regjistruara dhe te mistifikuara nga stafi i zyres se tij elektorale.
Kuptohet vetiu se media ne Shqiperi eshte militante por keshtu eshte gazetaria kudo ne bote. Mjafton te shikon Glen Beck ne kanalin kabllor 24 ore lajme Fox News ne Amerike per te kuptuar zellin e tyre kundra administrates Obama. Kemi gazeta te majta ne Itali per shembull Repubblica LUnita Il Manifesto Liberazione il Rifomista ose Il Fatto Quotidiano qe jane tejet te skajshme ne qendrimet e tyre e kuptohet vetiu kundra kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Gjithashtu nuk eshte problemi se media eshte militante por fakti se ajo po shfaqet si media e dezinformacionit.
Sidoqofte dicka dezinformuese ndodhi ne median afer Rames e cila e zhvleresoi kete lajm per Lirine e Shtypit vetem se ishte pozitiv. Vec mendoni nese Shqiperia do te kishte pasur regres ne lirine e medies do ti degjonit kasnecet me daullet e tyre per diktature mediatike. Bile nje kanal televiziv kombetar shkoi deri aty sa jepte renditjen e te gjitha vendeve te Ballkanit vetem te Shqiperise nuk e jepte. Sa keq qe jane katandisur Per te relativizuar lajmin mbi progresin e lirise se medies ne Shqiperi indeksi i lirise se medies nuk ka te beje shume me lirine por me faktin se sa e sofistikuar eshte censura.
Ne Shqiperi ka nje inflacion te kanaleve televizive te gazetave e radiove te cilat jane te gjithe te pozicionuara politikisht pa asnje medyshje. Ai qe flet per nje politike editoriale mediatike a-politike nuk eshte gazetar por nje sahanlepires i sofistikuar qe shet cirk ekuilibrimi dhe jo interpretime te verteta te ngjarjeve pra ajo cka eshte ne te vertete lajmi. Po aq e ditur eshte se keta megafone jane te financuar artificialisht nga bizneso-politikane dhe firmat e ndertimit te pallateve. Sepse vetem keshtu dukesh ne treg dhe fiton koncesione apo leje ndertimi. Rreziku me i madh i medies sot vjen nga sekseret e politikes te cilen jane padronet e vertete te medies.