Mbolli 70 bimë opiumi në fushë të hapur, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë

Një 54-vjeçar është arrestuar si person I dyshuar për mbjelljen e 70 bimëve opium në fshatin Drithas të Vlorës.
Gjatë kontrolleve të policisë në terren, në një fushë të hapur u zbuakan 70 bimë opiumi, ndërsa për kultivimin e tyre ra në pranga 54-vjeçari T.L.
Në kuadër të operacionit të koduar “Opium”, policia e Vlorë tha se “ 70 bimët e dyshuara narkotike opium u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/