E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, gjykata cakton arrest me burg për minorenët

Pasi dolën sot para gjykatës së Elbasanit 4 autorët e arrestuar Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, që akuzohen për vrasjen e 15 vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 autorët minoren.

Katër të miturit akuzohen për  vrasje në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Ngjarja e rëndë u shënua në 16 maj 2023, kur sipas policisë 5 adoleshentë u përfshinë në një konflikt të çastit. Fation Bici humbi jetën disa orë më pas në spital ndërkohë mbeti i plagosur dhe shoku i tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›