E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmë, ceremonia e martesës së Gert Bogdanit



Ka qenë një festë shumë shik ceremonia e martesës së deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, me Edlira çepanin. Festa e martesës së tyre e organizuar tek “Folia”, lokal në qendër të Tiranës, filloi në orën 21 mbrëmë për të vazhduar deri në orën 2 të mëngjesit. Me mbi 400 të ftuar, nuk ishte e vështirë të identifikoje se cilët ishin ata, pasi pothuajse të gjithë janë fytyra publike, duke filluar nga politikanët e deri tek gazetarët dhe artistët. Padyshim që ndër politikanë spikatnin ministrat e Qeverisë Berisha si Olldashi, Basha, deputetët Genc Bojaxhi, Mesila Doda etj. Por nuk kanë mungur edhe figura të njohura nga opozita si deputetja Mimi Kodheli dhe politikani i njohur Servet Pëllumbi. Meqe kjo cermeoni u bë me pjesëmarrjen e miqve të dhëndrit dhe të nuses, nuk dihet se miqtë e kujt kanë qenë këto dy të fundit. Gjithashtu, të ftuar ishin edhe këngëtaret Manjola Nallbani, Rovena Dilo, pjesmarrës të programit “Big Brother” etj.
çifti hyri në ambientet e lokalit me marshin nucial ndërkohë, që u prit me duartrokitje nga të ftuarit.
Më vonë gjatë prerjes së tortës çifti kishte zgjedhur këngën e Celin Dion “Because I am your lady” për të krijuar atmosferën magjike në këtë moment special për ta. Orkestra e “Top Channel” ka performuar live, ndërkohë që kanë kënduar këngë të famshme Xhoi dhe Landi. Për të ftuarit ishin rezervuar 19 asorimente në pjatat e tyre, ndërkohë që ambienti ishte dekoruar deri në detaje nga “Ami event”.
Nuk dihet akoma se çfarë dhuratash kanë zgjedhur të ftuarit për çiftin, por ajo që të binte më shumë në sy ishin lulet dhe zarfat me para. Mesa duket të ftuarit nuk kanë dashur të vihen në siklet për të zgjedhur dhuratën e gabuar, kështu që kanë preferuar më së shumti paratë.
Gjatë ceremonisë binte në sy mungesa e Kryeministrit Berisha, i cili mund të vinte mbase më vonë. Gjithashtu mungonte edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe mjaft të ftuar të tjerë nga LSI.
çifti do organizojë edhe dy ceremoni të tjera tradicionale për të afërmit e tyre ditën e shtunë dhe të diel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›