Adrian Gaxha dhe Luana shprehin hapur dashurinë
Lidhja e Adrian Gaxhës me Luanën si duket po fillon të marrë kahje pozitive. Deri më tani asnjëri nuk e ka publikuar zyrtarisht lidhjen madje as nuk kanë pranuar të flasin për këtë lidhje siç duhet. Disa të njohur të çiftit thonë në kushte anonimiteti se lidhjet e dyfishta krijojnë probleme mes çiftit, prandaj dhe ata kanë preferuar të heshtin. Mediat e kanë zbuluar lidhjen mes tyre edhe pse ata vetë nuk janë rrëfyer deri tani. Dashurinë mes tyre e mban gjallë face book kur nuk janë bashkë, pasi aty gjen komente nga më të ndryshmet. Statuset e tyre akoma nuk i kanë ndryshuar, por që të dy deri më tani nuk kanë dhënë shenja dyshimi, por para disa ditësh kanë filluar shkëmbimin e komenteve haptas. Disa nga komentet janë: Adriani: “Jam fansi yt më i çmendur. Të dua!”. Luana: “Të dua edhe unë ty!.” bl. re