Aida Ndoci pickohet nga gjarpri gjatë xhirimeve të klipit në Shkup
Aida Ndoci, këngëtarja nga Durrësi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë xhirimeve të klipit të saj “Ah, ah… ti”, në Shkup është pickuar nga gjarpri, që e kishte marrë si figurant në klipin e saj të ri. Në momentin që ajo e ka vendosur gjarprin në qafë në perfomancën e klipit, ai e ka pickuar poshtë krahut. Për fat gjapri nuk ishte helmues dhe ndaj nuk ka qenë e detyrueshme që këngëtarja të shkojë në spital me urgjencë, por e ka lënë të shërohet vetë. Ky lloj gjapri i njohur gjarpri piton, jo vetëm që s’e trembi këngëtaren por e bëri më shumë për vete pasi vendosi direkt të marrë një të tillë në shtëpinë e saj në Nju Jork. Këngëtarja kishte menduar vetë të shfaqej me një gjarpër në qafë klipin e saj, që është realizuar nga regjisori i njohur maqedonas Aleksandër. Po ashtu ajo e kishte menduar vetë fabulën, ku flitet për një princeshë që ka rënë në dashuri dhe i lë të gjitha për dashurinë, edhe mbretërinë. Xhirimet e klipit u realizuan në Shkup dhe këngëtarja kishte udhëtuar me këtë qëllim nga Amerika. Klipi do të transmetohet në kanalet muzikore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky është klipi që i paraprin daljes së albumit të saj të parë, për realizimin e të cilit po bashkëpunon me dy producentë amerikanë.