E Diel, 1 Nëntor 2026

Thotë se ka kontakt me qenin e ngordhur

Miley Cyrus ndjenë lidhje me qenin e saj të ngordhur, pas performacës së saj të fundit në një koncert. 

Javën e kaluar, këngëtarja dhe aktorja e njohur tregoi se qenushi i saj 2 vjeçar, Lila ka ndërruar jetë, por Miley ndihet e sigurt se ajo do të jetë gjithmonë pranë saj në gjatë gjithë jetës.

“Ndihem e lidhur me vogëlushen time Lila, e di se ajo nga parajsa e qenëve është krenare për nënën e saj që po qëndron e fortë”, shkroi ajo në Twitter.


Aktorja e cila njihet për rolin e saj në “Hanna Montana” ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me kafshët e saj dhe shumë shpesh ka postuar fotot e tyre në rrjete sociale. Pas humbjes së Lilas, Miley vazhdon të jetë nëna krenare e këlyshqive Ziggy, Floyd, Happy dhe Mary Jane. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›