Mbrëmje Gala në TKOB
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik të vitit 2011 në datën 20 janar me një mbrëmje gala, e cila do të jetë një ndërthurje e bukur me pjesë operistike dhe ritme muzikore. Solistë, trupa e baletit dhe orkestra e operës do të interpretojnë për artdashësit e kryeqytetit. Mbrëmja gala do të përmbajë pjesë nga veprat më të bukura që kanë qenë gjatë sezonit artistik të vitit që lamë pas, të cilat do të risillen edhe njëherë në skenën operistike nga emrat më të njohur të artistëve shqiptarë: Marjana Leka, Eva Golemi, Armando Kllogjeri, Irini Nikolla, Eriona Gjyzeli etj. Gjatë sezonit të ri artistik në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit janë vënë disa premiera, operat "Manon Lescaut", "Otello", "Anna Bolena", "Jeta është ëndërr", “Përrallat e Hoffmanit”, “Otello” dhe “Vejusha Gazmore” si dhe baletet “Dalina”, “Bukuroshja e fjetur” dhe Zorba.