Nevila Dergjini recital në Akademinë e Arteve
Violinistja Nevila Dergjini dha mbrëmë në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve një koncert recital, e shoqëruar në piano nga Fatma Spahiu. Në program ishin vepra nga Mozart, Schumann dhe Saint-Saëns. Nga Mozart u interpretua sonata nr. 10 për violinë dhe piano, allegro moderato, andantino sostenuto e cantabile, rondo. Nga Schuman u interpretuan sonata nr. 1 për violinë dhe piano, mit leidenschaftlichem Ausdruck, allegretto, lebhaft; kurse nga Saint-Saëns u itnerpetua Rondo-capricioso. Ky koncert u dha në kuadrin e “Stinës koncertore VI”- Dimër 2010 - 2011.