E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje egjiptiane në Teatrin e Operas dhe Baletit

Instrumentet muzikore popullore dhe folklorike të Egjiptit, si rababa, salami, flauti, daullja, tamburina dhe sanja erdhën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit përmes performancës së trupës “Al Tannoura”, një nga grupet më popullore të Egjiptit. Një këngëtar folklorik reciton vargje fetare dhe këndon këngë lavdie për Profetin Muhamed. Kërcimtari më i vjetër, i njohur si ‘Lafife’ apo ai që vërtitet në rrathë të pafund, dhe kërcimtarët e rinj ‘Hanatia’, të gjithë kërcejnë nën ritmet e tamburinës. Këta kërcimtarë nuk janë të trajnuar profesionalisht, por e kanë të trashëguar nga paraardhësit artin e tyre. Në bashkëpunim me Ambasadën e Egjiptit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi për tri ditë me radhë në tre qytete, Durrës, Tiranë dhe Shkodër, “Mbrëmjen egjiptiane”, duke sjellë në skenat shqiptare grupin më të njohur popullor “Al Tannoura”, një grup që mbështetet nga shteti për gjallërimin dhe rinovimin e trashëgimisë shpirtërore të Egjiptit, e cila gati-gati po harrohej. Trupa u themelua në vitin 1998 në Pallatin Ghury dhe që atëherë jep koncerte tri herë në javë në Kajro dhe gjithashtu është pjesëmarrëse në të gjitha festivalet kombëtare. Ka marrë pjesë me sukses edhe në turne ndërkombëtare, në Japoni, Itali, Francë, ShBA, Austri, Hungari, Kenia, Greqi, Singapor, Rumani, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Turqi, Uzbekistan, Azerbajxhan, Indonezi, Mbretëria e Bashkuar, Indi, Holandë, Australi, Finlande, Çeki, Kanada, Venezuelë, Portugali, Zvicër, Kinë, Kore e Jugut, Kore e Veriut, Hong Kong, Gjermani, Siri, Lebanon, Tunizi, Jordani, Marok, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Arabi Saudite, Jemen dhe Libi e së fundi vjen edhe në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›