E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki mendjen kur voton

Nga prezantimi dhe ballafaqimi i ideve dhe programeve te kandidateve duket nje tentative serioze per te qene sa me konkrete ne premtime pavaresisht nga fakti qe jo rralle ne mos dhe dendur ka ide qe nuk ka si te gjejne jete pasi ose jane shkruar ose deklamohen keq nga kandidatet. Po nxjerr ne vemendje te lexuesit vetem disa momente ku bazohem per te votuar per alternativen e kandidateve per bashkine e kryeqytetit.

Siguria e jetes

Siguria e jetes eshte nje koncept i gjere dhe perfshin shume drejtime. Ne kete rast po merrem me kuptimin e drejtperdrejte te saj sa siguri na jepet per jetese te qete. Z. Basha sapo la detyren e ministrit te brendshem me qellimin per te marre bashkine e kryeqytetit. Mbi supet e tij rendojne shume akuza dhe pikepyetje te cilat heqin dilemen nga duhet te votosh.

Jane te drejtperdrejta 4 te vraret e 21 janarit por jo me pak te rendesishme jane edhe vrasje te tjera politikanesh apo njerezish te thjeshte qe sistematikisht mbushin kronikat e zeza te lajmeve. Tiranasit kur votojne do te mendohen mire te pakten per sigurine e thyer tashme te jetes se tyre.

Z. Basha premtoi kamera per te vezhguar qytetin e Tiranes por doli qe ka te prishura kamerat qe filmuan vrasjet e 4 te pafajshmeve nga ambientet e kryeministrise. Per cfare i duhen popullit te Tiranes kamerat prej se cilave fshihen zararet e zullumqareve te mafiozeve dhe te vrasesve me pagese te cilat regjistrojne vetem shkeljet e vijave te bardha ne trafik

Nje kryebashkiak me ide te qarta e force per veprim aktiv

Duke degjuar argumentet e kandidateve krijon bindjen qe z. Rama parashtron projekte konkrete nga detajet e te cilave kupton se kemi te bejme me dicka tashme te pjekur dhe te miredebatuar ne stafe teknike. Projektet e Bashes me shume te lene pershtypjen e recitimit te nje vjershe te shkruar ne nxitim nga dikush tjeter ku recituesi nuk ka pasur mundesite per ti hyre vete ne brendesi.

Te kerkosh voten per kryebashkiak duhet te kesh ide te qarta program ku eshte misheruar mendimi dhe pasioni yt por edhe force e kuraje per ta zbatuar ate qe i premton elektoratit. Nese thjesht parashtron nje pasazh propozimesh qe mund te gjenden jo pa shume veshtiresi neper faqet e internetit apo qofte dhe ne projektet ekzistuese te bashkive e institucioneve perkatese me donatoret e huaj nuk krijon bindjen ne publik qe e ke me gjithe seriozitetin e nevojshem zbatimin praktik te tyre dhe per pasoje te pakte do te jene votuesit e mashtruar.

Nese ulen taksat si do te mberrijme ne nje cilesi jete me te mire

Ne kete pike do te fokusohem tek idete per rritje ekonomike te bashkesise se Tiranes per buxhet te qendrueshem te bashkise investime e punesim gjelberim argetim pra shtimin e sherbimeve ne funksion te bashkeqytetareve etj.

Kandidati demokrat per kryeqytetin pretendon se do e ktheje Tiranen ne nje qytet pothuaj pa taksa do heqe rreth 50 taksa ekzistuese dhe do ule me pesefish ato pak qe mbeten. Te gjithe e dime se aktualisht te ardhurat nga pushteti lokal jane sa 4 e gjithe te ardhurave te buxhetit te shtetit ose 25 here me pak se ato qe grumbullon qeveria.

Nderkohe ne vendin fqinj Maqedoni ato jane te planifikuara 4-5 here me te larta se tonat ose sa 18 e buxhetit total i kujtoj lexuesit se sa verejtje e kritika ka nga faktori vendas e nderkombetar per mosdecentralizim te pushtetit te ketij vendi. Pra duket qe ne Maqedoni i eshte dhene shume me teper pushtet ekonomik vendoreve dhe nuk i jane lene te merret me cikerrima si tek ne.

Kandidati demokrat kerkon nga qytetaret e Tiranes voten per ti ulur te ardhurat e pushtetit lokal jo pak por me 5 here pra ti coje ato ne raportin me pak se 1 te totalit te te ardhurave. Vec populizmit demsjelles dhe synimit per ta kaluar Bashkine e Tiranes ne varesi totale tek pushteti qendror gjithcka tjeter nuk ka vege qe e mban.

Sidoqofte eshte i pari minister qe del hapur me fjale se me veper jane te gjithe ministrat hije kunder decentralizimit te pushtetit nje tendence kjo e perbotshme. Pushteti lokal duhet te dale nje dite e me pare nga prehri i pushtetit qendror. U takon kandidateve te kryeqytetit te programojne premtojne e realizojne decentralizim sa me te shpejte. fare premton z. Basha eshte kthim prapa eshte regres.

Populizmi dhe demagogjia jane tejet te rrezikshme per ekonomine e nje vendi. Te gjithe ne si taksapagues do te deshironim te kishim te ardhura sa me te larta dhe te mos paguanim mundesisht asnje takse. E lumtur do te dukej nje familje ku familjaret te mbanin vete gjithe te ardhurat qe realizonin duke derdhur vetem 1 te te ardhurave tek kryefamiljari nderkohe qe do te shtonin kerkesat per ushqim me te mire mobilie me te mira shtepi dhe makina me luksoze shtim te argetimit gjelberimit mbjellje pemesh dekorative e frutore me te shumta kopsht perreth shtepise te lulezuar etj.

Por pa para kjo eshte vetem nje enderr e bukur dhe aspak me shume. Edhe kandidati Basha nuk mund ta realizoje dot nje gje te tille por thjesht kerkon te na mashtroje sa te na marre voten.

Pra nuk mjafton vetem deshira duhet propozuar e vepruar me kembe ne toke me realizem. Kur me premtimet ekonomike mashtrohet thjesht per te grabitur votat kjo eshte deri kriminale. Sot qytetaret e Tiranes kane vleresime pozitive per ate qe eshte bere me qytetin e tyre ne dekaden e fundit por do te ishte shurdheri e madhe te mos degjosh kerkesat e tyre ne rritje per me shume pastrim per me shume gjelberim per me shume rruge e trotuare etj.

Kjo pasi kerkesat dhe kultura e gjithsecilit nga ne vjen ne rritje. Nese ul me tri e pese here taksat me se do te perballohen gjithe keto shpenzime ne rritje Nese marrim te mireqena premtimet e z. Basha shpenzimet e bashkise do te rriten jo pak por 4 - 10 here nderkohe qe te ardhurat ulen 3-5 here. Pra alternativa e Bashes ose eshte per me pak ndricim me pak gjelberim me shume llum me pak uje etj. apo per mbulimin e gjithe shpenzimeve te buxhetit lokal nga pushteti qendror

Nese eshte kjo e fundit dalim ne nje tjeter politike edhe me driteshkurter ku zgjedhjet per kryetar bashkie dhe keshill bashkiak jane krejt formale pasi ata nuk kane thuajse fare buxhet te tyre por thjesht jane manekine te pushtetit qendror sic edhe posteri televiziv i PS shnderron fytyren e z.Basha ne ate te kryeministrit Berisha.

Pushteti lokal duhet te shkoje drejt marrjes se shumefishte te pushtetit ekonomik dhe jo me drejtim nga e kunderta. Kjo eshte ceshtje parimore e koheve moderne.

Nese eshte seriozisht i shqetesuar z. Basha per taksat e larta te qytetareve tiranas si mund te shpjegoje heshtjen e tij ne qeveri kur u dyfishua taksa per Televizionin Publik Shqiptar nga 600 leke ne 1200 leke Nese do te pyetej qytetari i thjeshte patjeter qe do te refuzonte ne menyre kategorike kete shtese takse te nje televizioni antipublik.

Perse atehere kjo zhurme kaq e madhe nga z. Basha per taksat e Bashkise se Tiranes Jam me se i bindur qe ne praktike do te jete nje tjeter piruet duke hequr disa emra taksash e duke i zevendesuar me te tjera por qe ne total do te jene rendese me e madhe me taksa per qytetarin e Tiranes. Kete e kupton cilido votues dhe nuk do te ta toleroje talljen e radhes sa per te marre voten.

Nuk do te dua te mendoj qe ka per qellim te veproje njelloj si ka vepruar kur ka qene ne qeveri. Vetem ne me pak se 6 vite qeverisje qeveria e Lulezim Bashes ka rritur borxhin publik me shume se dy here nga sa ka qene. Votuesi kryeqytetas duhet te mendohet mire per te keqijat e medha nga pranimi per kryebashkiak te nje personi qe do te zhyste ne borxhe te medha edhe kryeqytetin.

Me 400 milion euro te zhdukura ne Rrugen e Kombit mund te beheshin fare mire 150 - 200 km autostrade per gjithe bregdetin shqiptar aq te nevojshme per turizmin. Ose per qytetin e Tiranes do te ishte nje shume me here me e madhe se gjithe buxheti i ketij qyteti per 4 vitet qe Basha kerkon te behet kryebashkiak.

Kandidati Basha premton te punesoje ne 4 vitet e ardhme per qytetin e Tiranes sa 2-3 fishi i atyre qe ka punesuar vetem ne leter qeveria ku ka qene minister. Pra ate qe nuk e beri kur ishte ne qeveri per 6 vite medemek do ta beje me shumefish ne bashkine e nje qyteti.

Z. Basha pretendon se do sjelle ne Tirane turiste te shumte si dhe qeveria e tij e cila mburret se ka sjelle 12 here me shume turiste ndersa nuk po shohim rritje te te ardhurave nga turizmi. Po keshtu kjo qeveri raporton se po rriten eksportet nga mineralet dhe nafta shqiptare por ne buxhetin e ekonomise shqiptare nuk hyjne as nje e dhjeta e valutes se mallrave te eksportuara.

Kjo eshte njelloj si ti premtosh nje familje qe do ti punesosh familjaret por pa shtuar as edhe nje lek ne te ardhurat e saj. Ose qe dyqanxhiu te numeronte jo shitjet ditore por te maste suksesin e dyqanit te tij me numrin e vizitoreve qe hyjne e dalin ne dyqanin e tij por ku asnjeri nuk ben blerje.

Kandidati Basha premton ate qe nuk eshte e qeverise lokale apo dhe premtime qe nuk i ka realizuar qeveria e z. Basha ne 6 vite e qe ai pretendon ti realizoje brenda 6 muajve. Keshtu mund te permend te shumeperfolurin regjistrim te pasurive informale qe nuk po realizohet prej vitesh nga ALUIZMI i qeverise.

Perse duhet besuar z. Basha edhe per ceshtje ende te pazgjidhura te qytetit te Tiranes kur qeveria e tij mashtron se jemi vendi qe kemi rritjen me te larte te globit/Europes por me rritjen ekonomike ne dy vitet e fundit sa gjysma e asaj qe jemi rritur ne dekaden e fundit. Po keshtu mund te rendisja dyshimin per te tjera realitete te hidhura

Jemi vendi qe ne 6 vite 6-fishuam kredite nenstandarte ose i perkthyer ndryshe qe kishim 1 ne 20 persona te parregullt ne shlyerjen e kredive ndersa tashme kemi 1 ne 7 persona te parregullt.

Jemi vendi ku i rregullti paguan jo vetem energjine dhe ujin qe harxhon vete por edhe ate qe nuk shlyen i parregullti. Z. Basha u do voten tiranasve ne menyre qe kur te shkojme tek dyqani ne darke per te blere buke shitesja te na kerkoje te paguajme edhe buket qe i kane vjedhur hajdutet.

Jemi vendi ku korrupsioni dhe krimi i organizuar po ben kerdine. Ish-ministri Basha nuk guxon te artikuloje qofte dhe nje fjali antikorrupsionit galopant te qeverise. Nese do mbaje te pacenuar kete nivel te korrupsionit perse kerkon voten dhe te qytetareve te Tiranes Te korruptuarit kurre nuk livrojne sherbimet qe me te vertete kerkon populli. Sot eshte turp te deklarosh qe je i ndershem dhe kerkon zbatimin e drejtesise ne kete vend. Pushtetaret te konsiderojne si te marre apo te leshte nese thua te verteten dhe kerkon zbatimin e ligjit. Ne fakt edhe kur ngrihet si shume zeri per shkelje te ligjit pushtetaret pershtasin menjehere ligjin me paudhesite qe kane bere.

Premton qe do te qeverise me mire Tiranen kur eshte pjese e nje qeverie qe keqqeveris jo qeveris e jo me te mireqeverise.

Pabarazia e madhe qe kultivoi kjo qeveri ku 2 e popullsise ka mbi 50 te pasurise se vendit kerkon nje rishperndarje edhe me te madhe ne favor te te varferve kurse kandidati Basha as qe mendon per ta per votuesin e thjeshte. Nuk u takua asnjehere me te varferit shtresat ne nevoje paraplegjiket... por qeveria e tij ku ishte minister i la ne meshire te fatit dhe nuk denjoi ti degjoje. Duket ka urrejtje per ta se qeveria e tij vuri taksen e sheshte qe ishte thjesht perfitim per shtresen e larte dhe ne kurriz te te varferve.

Shtohen deklamimet pro ish-pronareve por vec familjareve te shtetareve te larte te gjithe te tjeret kana marre asgje dhe dita qe kalon u largon mundesine e marrjes se ndonje shperblimi pasi partia qe ata kane mbeshtetur ne keto 20 vjet fal e shet pasuri te tyre kundrejt ryshfeteve te majme. Prona vetem tek pronari i ligjshem nuk po shkon.

Statistikat tona ndjekin standardet nderkombetare por maten e manipulohen me standarde barbare.

Me mashtrove nje here eshte faji yt me mashtrove te dyten faji ndahet ne mes u mashtrova te treten faji eshte teresisht imi. Nuk dua ta ndjej veten fajtor pa faj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›