E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje emocionuese për kualifikim

zvicraSot do të luhen ndeshjet e radhës për Brazil 2014, ku një sërë ekipesh do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin. Spikat Ukrainë-Angli

Pas çdo ndeshjeje po mësohen një nga një ekipe3t që sigurojnë një biletë drejt Brazilit. Ka mjaft sfida interesante që premtojnë spektakël, ku edhe surprizat nuk përjashtohen. Në grupin A, Belgjika kryesuese do të luajë me Kroacinë e vendit të dytë, kur për ekipin kryesues do të mjaftojë edhe një pikë për ti dhënë një biletë kualifikuese.

Nga ana tjetër Kroacia, duket se e ka siguruar vendin e dytë, dhe tashmë pret ndeshjet e fazës Plej-of. Në grupin B, Italia e Prandelit do të përballet me Çekinë, por edhe një pikë e vetme është mjaftueshëm për axurrët. Diferenca që kanë krijuar, mund ti lejojë edhe ndonjë hap fals italianëve, të cilët do të kenë përballë një ekip të uritur për pikë, pasi Çekia është në luftë me Bullgarinë për vendin e dytë.

Në grupin C, Gjermani pa Roish, do të ketë përballë modestët e Ishujve Faroe.  Distanca prej pesë pikësh me Suedinë, i lejon gjermanët të jenë të qetë ndaj një ekipi që nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë në këto eliminatore. Teorikisht Gjermania është në Botëror, por një tre pikësh, dhe humbja e Suedisë ndaj Kazakistanit do ti siguronte edhe matematikisht kalimin. Në grupin D, është thuajse gjithçka e përfunduar, kur Hollanda me 19 pikë do të udhëtojë në fushën e Andorës, që nuk ka asnjë pikë. Mjafton vetëm një fitore e Tulipanëve për ti siguruar Brazilin

. Grupi i kombëtares sonë, Grupi E, është një grup ku duket se ka më tepër ekuilibër. Svicra do të udhëtojë në Norvegji, dhe një tre pikësh do ti siguronte një biletë, ndërsa kombëtarja jonë përballet me Islandën. Në grupin F, pritet edhe një vendim përfundimtar, ku Portugalia kryesuese do të jetë pushim, ndërsa një fitore e Rusisë ndaj Izraelit, e bën kombëtaren e Kapelos të marrë kryesimin. Në grupin G, kryesueset Bosnje dhe Greqi, do të përcaktojë edhe ekipin që do të marrë kryesimin.  Greqia do të ketë përballë Letoninë, ndërsa Bosnja e Hamshik do të udhëtojë në Sllovaki.

Në këtë grup, helenët duken disi të avantazhuar, pasi ndeshjet e mbetura do ti luajnë në shtëpi, nga ku do ta kenë më të lehtë sigurimin e kreut të grupit. Anglia kryesuese e grupit H do të luajë në transfertën e vështirë të Kievit, ku me disa mungesa do të kërkojë të mbajë kryesimin e grupit. Gjendja thuajse e barabartë me pikë në këtë grup, bën çdo pikë të rëndësishme, por Tre Luanët, pas kësaj ndeshjeje do të kenë në Uembli ndeshjet tjera. Në grupin I, Spanja kryesuese do të jetë pushim, por nëse Franca nuk do të arrijë fitoren në Bjellorusi, atëherë kombëtarja e Del Boskes do të jetë e kualifikuar automatikisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›