E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje muzikore për Vaçe Zelën dhe Tefta Tashko Koçon

Ky spektakël, pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të Festivalbar Shqipëria, do të përmbajë një repertor të zgjedhur me këngë të shoqëruara me koreografi e video montazhe. Qëllimi i kësaj mbrëmjeje krejtësisht të veçantë është kthimi në kujtesë e në vëmendje i këtyre dy personaliteteve të muzikës shqiptare.

“Festivali i verës”, që ka nisur prej një muaji në Golem të Durrësit, ka për synim organizimin e aktiviteteve të ndryshme artistike përgjatë muajve të verës. Një trupë e përbërë nga 30 artistë profesionistë, së bashku me artistë të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit, për tre muaj rresht do të performojë në skenat e reja të ngritura posaçërisht për këtë veprimtari.

Organizatorët kanë shprehur dëshirën që Festivalbar Albania të jetë një aktivitet i përvitshëm, që do të afrojë rreth vetes të gjithë artdashësit gjatë stinës së verës, në një kohë kur aktivitetet kulturore janë të pakta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›