Ekspozita artizanale
Një ekspozitë me punimeve artizanale të grave kuksiane është çelur në Muzeun Historik. Kjo ekspozitë ka për qëllim prezantimine e punimeve të realizuara në mënyrë artizanale nga gra të kësaj zone. Sipas Lumturie Bajës, prodhimet artizanale të sotme të kuksianeve janë në vazhdën e traditave shekullore. Në këtë ekspozitë vihet re prezenca e qilimave e sixhadave të cilat kanë ruajtur gjurmët e traditës ato janë karakteristike në kombinimin shumëngjyrësh, por vështërsi sipas Bajës haste në riprodhimin e kostumeve popullore. Punimet e ndryshme zbukuruese, sixhade, qilima janë të punuara me shije të hollë artistike. Aktiviteti artizanal i 60 grave artizane të Kukësit dëshmon rizgjimin e interesit për prodhimin artistik të traditës dhe pse jo përpjekjen për të krijuar biznese të vogla private.