E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbresa dhe perjetime nga "Koncerti Simfonik i Pranveres" Entela Xheraj

Melodi, qetesi, romantizem, emocion... Ka qene kjo, gjithcka qe Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura Shqiptare ka percjelle per publikun shqiptar nga salla e Teatrit te Operes dhe Baletit mbremjen e se dieles, duke mahnitur edhe kesaj radhe shikuesit dhe admiruesit e saj. "Koncerti Simfonik i Pranveres", i cili tashme eshte kthyer ne nje tradite te pervitshme per kete orkester te mirenjohur per Forcat tona te Armatosura, u realizua ne kuader te aktiviteteve qe po zhvillohen me rastin e 100-vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar. I konceptuar, perpunuar dhe realizuar nen kujdesin e ministrit te Mbrojtjes, z. Arben Imami, dhe shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ky koncert vjen ne kete fillim pranvere me plot sharme dhe me nje repertor te perzgjedhur dhe elitar. Ne sallen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit te mbushur plot me spektatore binin ne sy uniformat e blerta te ushtarakeve te Forcave tona te Armatosura, mes te cileve edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe bashkeshortja e tij, Najada Imami, shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjenerale dhe ushtarake te tjere larte te FA, perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane, si dhe mjaft artdashes te tjere kryeqytetas.

Ajo qe zgjoi me shume interes per spektatorin dhe qe rrembeu duartrokitjet e tij ishte aria "Vissi d'arte, vissi d'amore...", si dhe kenga arbereshe, nje himn malli per atdheun, "Moj e bukura More", te cilat u interpretuan nga sopranoja Mariana Leka. Po keshtu spektatori priti mjaft ngrohte pjesen "Carmina Burana" te kompozitorit Carl Orff, si dhe mjaft pjese te tjera nga repertori klasik dhe boteror por edhe vepra te autoreve tane.

"Koncerti Simfonik i Pranveres" konfirmoi edhe nje here nivelin artistik dhe profesionalizmin e kesaj orkestre frymore, e cila prej vitesh drejtohet nga dirigjentet Halim Teqja, Altin Babameto dhe se fundmi edhe nga dirigjenti i njohur Ermir Krantja. Performimi i Orkestres Frymore te FA, solli per shikuesin edhe nje here imazhin e nje mbremjeje Gala. Per specialistet e muzikes impresioni ka ardhur si perceptim kulturor duke e konsideruar koncertin te vecante, si nga permasat ashtu edhe nga tematika dhe niveli i larte artistik. Per realizimin e ketij koncerti spikati gjithashtu puna dhe profesionalizmi i regjisorit te mirenjohur, Pali Kuke, i cili vitet e fundit ka pasur nje bashkepunim mjaft te ngushte me Ministrine e Mbrojtjes dhe Qendren e Kultures te FA.

"Koncerti i Pranveres", vazhdim i nje rruge te suksesshme artistike

Ky koncert padyshim qe nuk ishte nje rastesi. Ka disa vite qe jeta artistike dhe koncertale e Orkestres Frymore te FA eshte rigjalleruar dhe rritur ne menyre te ndjeshme. Me krijimin e Qendres se Kultures, Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes, nga Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, aktivitetet artistike dhe koncertale jane pare si nje prioritet i punes se saj... Ketu vlen te permendet puna dhe roli qe po luan Bordi i Muzikes i ngritur prane kesaj qendre. Nepermjet ketij bordi, i cili perbehet nga personalitetet te mirenjohur te fushes se muzikes dhe krijimtarise, perzgjedhja e elementeve te rinj qe kerkojne te futen ne Orkestren Frymore te FA, behet permes nje konkurrimi te forte dhe profesional. Po keshtu, edhe repertori i koncerteve kalon permes nje perzgjedhje te kujdesshme duke u mbeshtetur ne diskutime profesionale dhe racionale. Zhani Ciko, Isak Shehu, Ermir Krantja, Vaso Tole, Bashkim Barbullushi, Fatos Jaho etj., jane disa nga emrat e personaliteteve te kultures dhe artit shqiptare qe jane bere pjese e kontributit per ringritjen dhe riformatimin, jo vetem te Orkestres Frymore te FA, por gjithe jetes kulturore dhe artistike ne QKMBM-se dhe ne FA.

Aktualisht, Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura punon me nje program vjetor artistik dhe ka dhene nje sere koncertesh te suksesshme dhe me nivel te larte sic ishte edhe koncerti ne Teatrin e Operes dhe Baletit, gjate vitit te kaluar, e pikerisht me 4 dhjetor, e cila njihet si "Festa e Ushtrise", koncertit me rastin e 20-vjetorit te rivendosjes se marredhenieve me SHBA, te koncertit te dhene ne sheshin "Nene Tereza", me rastin e 1-vjetorit te anetaresimit te vendit tone ne NATO, ku per here te pare u mblodhen ne orkester 100 instrumentistet frymore me te mire, apo edhe koncertin e madh festiv me kenge e valle epiko-lirike, i cili u vleresua si nje veper unikale, me vlera dhe permasa te jashtezakonshme per rivitalizimin e folklorit.

Dje "Banda e Ushtrise", sot "Orkestra Frymore"...

Tashme Orkestra Frymore e FA nuk konceptohet si dikur si Banda e Ushtrise, e cila performonte vetem ne rastet e ceremonive zyrtare qe zhvilloheshin brenda per brenda kuadratit te Ministrise se Mbrojtjes. Sot, kjo orkester eshte thyer me kuptimin e plote te fjales ne nje Orkester Frymore, madje Orkester Simfonike. Vit pas viti, ajo eshte rritur ne numer, instrumente e pa dyshim edhe ne cilesi, duke treguar se eshte e afte te performoje jo vetem ne skenat shqiptare, por edhe ato boterore. Duhet thene se, ndonese pjese e Forcave te Armatosura, kjo Orkester merr pjese ne te gjitha ceremonialet shteterore duke filluar qe nga aktivitetet e Presidentit te Shqiperise, te Kuvendit te Shqiperise, Kryeministrise, ministrive te ndryshme etj. Me koncertet e dhena deri me tani Orkestra Frymore e FA po behet nje faktor i rendesishem ne jeten kulturore e artistike, jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe vendin. Per jeten artistike te vendit, Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura eshte po aq e rendesishme sa orkestra e TOB-it dhe ajo e RTVSH-se. Gjithashtu eshte krijuar tashme nje kalendar artistik per te pasuruar jeten kulturore te kryeqytetit shqiptar ne eventet dhe datat me te rendesishme, te cilat bejne pjese ne historine e popullit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›